• e enjte, 26 dhjetor 2024

Simptoma të sëmundjeve alergjike dominuese përvec infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët në Klinikën për Fëmijë

Simptoma të sëmundjeve alergjike dominuese përvec infeksioneve të frymëmarrjes tek fëmijët në Klinikën për Fëmijë

Shkup, 13 prill 2024 (MIA) - Në këtë periudhë, përveç infeksioneve respiratore, dominuese janë edhe simptomat e sëmundjeve alergjike. Si rinitit alergjik, rinokonjuktivit, laringit, bronko-obstruksione dhe përkeqësime të astmës, deklaroi sot për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve - Shkup, docent dr. Valentina Cvejoska Çolakovska.

"Kushtet e motit dhe ngrohja e menjëhershme kontribuan në vegjetacionin e hershëm të pemëve dhe barërave, gjë që rriti përqendrimin e polenit në ajër. Më shpesh, fëmijët me këto simptoma trajtohen në baza ambulatore. Në këtë moment Klinika ka 15 fëmijë të shtruar në nevojë për trajtim spitalor, sqaroi drejtoresha e Klinikës për fëmijë.

 Cvejoska Çolakovska informoi gjithashtu se në ambulancat e Klinikës për sëmundje të fëmijëve në Shkup në baza ditore kontrollohen nga 100 deri në 150 fëmijë,

Në brifingun e djeshëm me mediat,  Cvejoska Çolakovska deklaroi se tani tek ata dominojnë fëmijët me simptoma alergjike.

"Alergji të tilla nuk kemi pasur, në mesin e këtij shekulli konsiderohet se çdo i dyti fëmijë do të ketë një lloj alergjie. Por nuk është vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, nënvizoi drejtoresha, duke sqaruar se ka shumë arsye për rritjen e alergjive tek fëmijët, duke përmendur ndër të tjera edhe ndotjen e ajrit dhe se është ushqyerja. ls/ 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR