• e enjte, 18 korrik 2024

Simpozium kushtuar sigurisë së ashensorëve

Simpozium kushtuar sigurisë së ashensorëve

Shkup, 25 shtator 2023 (MIA) - Shoqata e Ashensorëve të Maqedonisë në bashkëpunim me shoqatat e Kroacisë dhe Bullgarisë sot dhe nesër në Shkup organizon simpoziumin e tretë kushtuar sigurisë së ashensorëve.

Shoqata informon se janë regjistruar pjesëmarrës nga 13 vende të rajonit dhe më gjerë, ndërsa tema kryesore e ngjarjes është "Siguria e ashensorëve në kushte sizmike".

"Këtë herë tema për ashensorët në zonat sizmike është e veçantë, ndërsa organizohet me rastin e 60-të vjetorit të tërmetit katastrofik në Shkup, njoftoi Shoqata e Ashensorëve të Maqedonisë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR