Simpozium "E ardhmja e inovacioneve digjitale - një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë
- Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski do të mbaj fjalim hyrës në hapjen e sotme të ngjarjes "E ardhmja e inovacioneve digjitale - një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë".
Shkup, 2 shtator 2024 (MIA) - Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski do të mbaj fjalim hyrës në hapjen e sotme të ngjarjes "E ardhmja e inovacioneve digjitale - një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë".
Kjo ngjarje, siç kumtojnë organizatorët, mbahet në kuadër të Qendrës digjitale për inovacione e RMV-së - DigitMak.
Pas hapjës së këtij simpoziumi, janë parashikuar deklarata të ministrit Andonovski, koordinatorit të DigitMak dhe zëvendës-dekanit të Fakultetit i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Petre Lameski, dhe koordinatorit të Biznis akceleratorit UKIM dhe zëvendës-koordinatori kombëtar i Institutit evropian për inovacion dhe teknologji (IEIT), Nikolla Ognenovski.
Gjatë mbajtjes së simpoziumit, ekspertë kryesorë, edukatorë dhe profesionistë të industrisë do të flasin për bashkëpunimin e nevojshëm ndërmjet institucioneve akademike dhe drejtuesve të industrisë
"Njëherit, e njëjta është e një rëndësie thelbësore për inkurajimin e inovacionit dhe zhvillimin e një fuqie punëtore të pajisur me aftësitë e nevojshme për të ardhmen. Ky simpozium do të ofrojë një platformë për pjesëmarrësit që të diskutojnë praktikat më të mira, të ndajnë njohuri dhe të krijojnë partneritete që do të përmirësojnë proceset arsimore dhe do të promovojnë rritje të qëndrueshme ekonomike, thonë organizatorët e ngjarjes.
Gjatë simpoziumit, do të ketë mundësi për takime të shpejta të fokusuara në shërbimet e qendrës, përfshirë vlerësimin e inovacioneve, arsimin dhe trajnimin, digjitalizimin dhe shërbimet digjitale, si dhe qasje në financa.
Në simpozium, të ftuarit do të kenë mundësinë të mësojnë për mundësitë dhe programet e Institutit evropian për inovacion dhe teknologji (IEIT), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rrjetit evropian për ndërmarrësi të Maqedonisë së Veriut - EENOMA, Rrjetit të universiteteve nga kryeqytetet e Evropës (UNIKA), si dhe Qendra e përpunimit me performancë të lartë e Maqedonisë së Veriut.
Qendra e re digjitale për inovacione DigitMak do të ofrojë mundësi për përforcimin e gatishmërisë dhe kapacitetit digjital në biznese dhe organizata publike. Ajo u themelua nga një konsorcium prej katër institucioneve partnere, secila me ekspertizë përkatëse në shërbimet për mbështetje të transformimit digjital, përfshirë edhe infrastrukturën bazë. Themeluesit janë Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Biznis akceleratori UKIM, si dhe Fondacioni për menaxhment dhe kërkime industriale.
Qendra në vitet e ardhshme duhet të kontribuojë në përmirësimin e transformimit digjital, qëndrueshmërisë, rritjes, produktivitetit dhe konkurrencës së subjekteve private dhe publike në vend. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s