Siljanovska-Davkova: Të ruajmë kujtimin e Shën Cirilit dhe Metodit dhe të forcojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e një shoqërie të dijes dhe respektit të ndërsjellë
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, me të cilën rekomandon që të ruhet kujtimi i tyre dhe me veprat e tyre të forcojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije dhe respekt të ndërsjellë.
- Post By Sara Ademi
- 11:44, 24 maj, 2025
Shkup, 24 maj 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së iluministëve mbarësllavë, Shën Cirili dhe Metodi, me të cilën rekomandon që të ruhet kujtimi i tyre dhe me veprat e tyre të forcojmë përkushtimin tonë për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dije dhe respekt të ndërsjellë.
"Kjo ditë është një kujtesë e fuqishme e vlerës së qëndrueshme të misionit të tyre – një vlerë, rrënjët e së cilës qëndrojnë thellë në kulturë, njohuri dhe unitetin shpirtëror. Shenjtorët Cirili dhe Metodi jo vetëm që na dhanë alfabetin glagolitik, por me të ata ndërtuan një themel të fortë kulturor e qytetërues mbarësllavë që vazhdon të mbështesë identitetin tonë edhe sot e kësaj dite. Nëpërmjet përkushtimit dhe vizionit të tyre, ata hapën rrugën për shkrim dhe mësim në gjuhën e tyre – një dhuratë që ka fuqizuar shumë breza dhe ka ruajtur zërin tonë gjatë shekujve. Na inkurajoftë kjo ditë që të vazhdojmë të krenohemi me trashëgiminë tonë kulturore dhe shpirtërore, ta ruajmë, pasurojmë dhe t'ua përcjellim brezave të ardhshëm burimin e dijes që na dhanë të parët tanë, e atyre shenjtorëve Cirili dhe Metodi - gjithmonë të pastër, gjithmonë konstant, përjetësisht të gjallë", thuhet në urimin e Siljanovska-Davkovës. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s