• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska-Davkova priti kryetaren e BERZH-it, Odil Ren-Baso

Siljanovska-Davkova priti kryetaren e BERZH-it, Odil Ren-Baso

 Shkup, 23 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, sot ka pritur  Odil Reno-Baso, kryetare e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Kabineti i presidentes njoftoi se në takim u bisedua për bashkëpunimin e përgjithshëm me BERZH-in, që është investitori kryesor institucional në shtetin tonë, me 2.9 miliardë euro të investuara në 190 projekte.

Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu falënderim për realizimin e projekteve të shumta investive, të cilat kontribuojnë dukshëm në infrastrukturën tonë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

 Siç thuhet në njoftim, Siljanovska-Davkova theksoi rëndësinë e aktiviteteve investive të BERZH-it në drejtim të mbështetjes së konkurrencës, forcimit të integrimit rajonal dhe mbështetjes së qasjes drejt BE-së, si dhe mbështetjes së tranzicionit ndaj ekonomisë së gjelbër përmes qëndrueshmërisë më të madhe në përdorim rsurseve.

 Presidentja Siljanovska Davkova e rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit përmes realizimit të projekteve të reja, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

 Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

QËNDRONI TË LIDHUR