• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Siljanovska-Davkova: Nuk jemi pemë pa rrënjë, nuk heqim dorë nga rruga natyrore drejt anëtarësimit në BE sipas kritereve të Kopenhagës

Siljanovska-Davkova: Nuk jemi pemë pa rrënjë, nuk heqim dorë nga rruga natyrore drejt anëtarësimit në BE sipas kritereve të Kopenhagës

Shkup, 2 gusht 2025 (MIA) – Nuk jemi pemë pa rrënjë dhe nuk heqim dorë nga rruga natyrore drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse gjithmonë kemi qenë pjesë e Evropës. Jemi të vendosur fuqishëm, siç është përcaktuar në mënyrë evropiane, ta arrijmë qëllimin tonë deri në vitin 2030 – të evropianizuar sipas kritereve të Kopenhagës, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në fjalimin e saj në ceremoninë qendrore në monumentin  "Meçkin Kamen", për Ditën e Republikës – festen Ilinden.

Ajo përkujtoi luftën shekullore të popullit maqedonas për një shtet të pavarur dhe sovran, për vlerat dhe parimet themelore të përshkruara me gjak në Manifestin e Krushevës – Magna Carta Libertatum: liri ose vdekje, drejtësi, barazi, bashkëjetesë dhe ideal.

Nëse sot duam t'i referohemi në Manifestin e Krushevës si një shtet sovran, i pavarur, demokratik dhe social, tha ajo, duhet të përkushtohemi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit endemik.

“Pamja e thellë e shtetit në dekadat e fundit tregon: korrupsionin endemik dhe krimin e organizuar, institucione të dobëta, parti të fuqishme dhe individë të fuqishëm, vendimmarrje jashtë institucioneve, partitokraci si kërcënim për demokracinë parlamentare, administratë e politizuar dhe e partizuar. Mungesa e ndëshkimeve ka shkatërruar gjyqësorin, ka degraduar mjedisin, ka dëmtuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërnjerëzore, ka prodhuar katastrofa dhe tragjedi, dhe ka nxitur përçarje rreth çështjeve me interes kombëtar, për të cilat uniteti duhet të jetë domosdoshmëri”, tha Siljanovska

Ajo theksoi se të rinjtë më të talentuar po emigrojnë masivisht për një jetë më të mirë, dhe për shkak të ndarjes artificiale nga BE-ja, shumë po kërkojnë shtetësi të vendeve fqinje, anëtare të BE-së, çka nxit edhe apetite nacionaliste ndaj Maqedonisë.

“Është koha për një pranverë të re të republikës sonë, për t’u kthyer te rrënjët republikane. Qytetarët tanë kërkojnë dy gjëra thelbësore: liri dhe drejtësi – jo vetëm politike, por edhe ekonomike, akademike, kulturore dhe sociale. Liria dhe drejtësia janë të pamundura pa sundimin e ligjit dhe barazinë para tij”, tha presidentja e Maqedonisë së Veriut.

Ajo bëri thirrje për reforma të thella dhe të shpejta në sistemin gjyqësor, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë i paprekshëm.

Sipas saj, nevojiten reforma thelbësore në të gjitha fushat, sipas masës evropiane: me të drejta dhe liri të mbrojtura, me ekonomi konkurruese, investime kapitale, institucione të pavarura, partneritete strategjike dhe një kulturë politike

Siljanovska kritikoi bilateralizimin e procesit integrues, standardet e dyfishta dhe ndryshimin e rregullave të lojës nga BE-ja sipas kërkesës së vendeve anëtare.

Ajo e konsideroi të papranueshme që deputetë të Parlamentit Evropian të vënë në dyshim identitetin maqedonas pas 100 vjet duke na quajtur  ‘popull i ri me gjuhë dhe shtet modern’ duke mohuar historine tonë”.

Ajo theksoi se populli maqedonas është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, antifashizmit dhe paqes.

“Ne nuk kemi njolla në historinë tonë. Nuk kemi ushtruar represione, asimilime apo dëbime. Ne nuk jemi pemë pa rrënjë. Liria dhe Republika jonë janë të rrënjosura në vizionin evropian të Goce Delçevit për një Evropë të re dhe për një botë si fushë për garë kulturore mes kombeve”, tha Siljanovska

Sado që të jetë e vështirë, thekson Siljanovska Davkova, nuk duhet të dekurajohemi nga pengesat, sepse kemi qëndruar dhe kemi kapërcyer edhe probleme më të mëdha".

'Nuk jemi vetëm. Kemi miq që respektojnë të drejtën tonë për identitet dhe integritet. Ne nuk do të heqim dorë nga rruga jonë drejt BE-së sepse gjithmonë kemi qenë pjesë e Evropës – gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, dhe – pse jo – edhe politikisht. Ne, popujt e Ballkanit, kemi qenë, jemi dhe do të jemi evropianë. E kemi për qëllim ta arrijmë këtë deri ne vitin 2030, të udhëhequr nga Kriteret e Kopenhagës”, tha Davkova Siljanoska para mysafirëve të pranishëm.

Foto: Kabineti i presidnetes Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR