Siljanovska-Davkova në drekë pune me ambasadorët e vendeve të BE-s: Të ecim përpara në bazë të meritave, si dhe çdo vend tjetër kandidat
- Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në drekën e punës me ambasorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në vend, me rastin e përfundimit të kryesimit të Polonisë me Këshillin e Evropës.
- Post By Besnik Shuki
- 19:19, 3 korrik, 2025
Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova mbajti fjalim në drekën e punës me ambasorët e vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian në vend, me rastin e përfundimit të kryesimit të Polonisë me Këshillin e Evropës.
Siç kumtoi Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, fjalime kanë mbajtur edhe ambasadori polak, Mariush Brimora dhe ambasadorja daneze, Pernile Deiler Kardel, shteti i së cilës e ka ndërmarrë kryesimin më 1 korrik.
"Duke përgëzuar për atë që u punua në kohë të kryesimit polak, kur bota po ballafaqohet me sfida gjeopolitike, të sigurisë dhe ekonomike, presidentja foli për sfidat e rrugës integruese të vendit tonë. Siljanovska-Davkova përkujtoi në rrugën dydekadashe të vendit tonë nga marrja e statusit kandidat, pengesat politike, të cilat e pengojnë përparimin dhe e minojnë besimin publik në procesin e zgjerimit në BE. Ajo i përmendi hulumtimet e fundit të mendimit publik në vend, të cilat tregojnë mosbesim të rritur në politikën e zgjerimit, madje edhe tek personat e rinj", thuhet në kumtesë.

Presidentja paralajmëroi për "dëmin nga bilateralizimi, duke theksuar se çështjet irracionale që lidhen me identitetin ose mosmarrëveshjet bilaterale nuk duhet të pengojnë integrimin".
"Duke theksuar se pengesa bart rreziqe të gjera dhe e bën rajonin tonë të prekshëm, ajo vlerësoi se minimi i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor kërcënon gjithashtu stabilitetin e Evropës në tërësi. Sipas presidentes, integrimi evropian nuk është vetëm një çështje politike, por edhe një imperativ gjeopolitik dhe i sigurisë. Siljanovska-Davkova riafirmoi kërkesën për të ecur përpara në bazë të meritës, si çdo vend tjetër kandidat", informoi Kabineti i presidentes.
Është inkurajuese, sipas saj, që presidenca daneze njeh se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike.
"Ajo theksoi se është mirë që Danimarka planifikon të udhëheqë procesin e zgjerimit përmes dialogut të vazhdueshëm politik dhe në përputhje me kriteret e Kopenhagës dhe qasje të bazuar në meritë", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: Kabineti i presidentes së RMV-së