• e premte, 08 nëntor 2024

Siljanovska-Davkova e ka ndërmarrë funksionin e presidentit nga Stevo Pendarovski

Siljanovska-Davkova e ka ndërmarrë funksionin e presidentit nga Stevo Pendarovski

Shkup, 12 maj 2024 (MIA) - Gordana Siljanovska-Davkova e ka ndërmarrë funksionin presidente e shtetit nga Stevo Pendarovski në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në ceremoni zyrtare me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në "Vila Vodno" ajo shkoi nga Kuvendi, ku e dha betimin solemn për kryerje me përgjegjësi të detyrës dhe me fjalim para deputetëve të pranishëm, korit diplomatik dhe përfaqësuesve të jetës politike dhe shoqërore.

Prej sot fillon mandati pesëvjeçar presidencial i Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është presidentja e gjashtë dhe njëheri gruaja e parë presidente nga pavarësimi i shtetit.

Në Zgjedhjet pesidenciale, të cilat janë mbajtur më 24 prill dhe 8 maj, ajo fitoi 561.000 vota.

Në fjalimin në Parlament, ku tha se ia përkushton grave që t'i inspirojë se është e mundur gruaja të bëhet presidente, profesoresha universitare 71-vjeçare për të drejtë kushtetuese dhe sistem politik tha se do të tentojë ta arsyetojë besimin.

Ajo tha se kjo për të është obligimi më i madh në jetë. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR