• e shtunë, 28 shkurt 2026

Siljanovska-Davkova - Begaj: Nuk ka investim më të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sesa anëtarësimi në BE

Siljanovska-Davkova - Begaj: Nuk ka investim më të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sesa anëtarësimi në BE

Shkup, 27 shkurt 2026 (MIA) - Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm dypalësh, ndërsa dialogu bazohet në transparencë dhe mirëkuptim. Midis dy vendeve nuk ka çështje të hapura, gjë që është impuls shtesë në avancimin e bashkëpunimit. Marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore ndërtohen vetëm mbi respektin e ndërsjellë, besimin, partneritetin dhe vizion të përbashkët për të ardhmen evropiane. Anëtarësimi në BE nuk është vetëm qëllim shtetëror ose kombëtar i të dy vendeve, por projekt dhe synim i përbashkët për të gjithë rajonin dhe nuk ka investim më të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sesa anëtarësimi në BE, porositën presidentja Gordana Siljanovska-Davkova dhe homologu i saj shqiptar Baram Begaj, i cili gjendet për vizitë zyrtare në vend.

"Kur nuk keni çështje të hapura, keni bazë për bashkëpunim në të gjitha fushat. Edhe një herë, sot, pavarësisht progresit, theksuam se ka vend për rritje të shkëmbimit tregtar dhe për investime. Ka material të papërdorura midis komuniteteve të biznesit. Duhet të valorizohet. Nevojitet veprimtari dhe lidhje e mëtejshme e përbashkët infrastrukturore", tha presidentja në konferencën e përbashkët për media pas takimit.

Një nga temat kryesore në të cilat kanë biseduar me Begaj ishte ajo që lidhet me perspektivën evropiane, e cila, siç tha presidentja, është më afër Shqipërisë.

Многу пати сум чула за моменти што треба да се искористат и моментот сега е врза со влезот на Украина и Молдавија во ЕУ. Ништо не би имала против уставни измени доколку навистина се работи за

“Unë gjatë çdo takimi, shpreh kënaqësinë time për hapat e ndërmarra nga Mali i Zi dhe Shqipëria, në të cilat shikoj hapa evropianë për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Sigurisht, ne jemi të përkushtuar fuqimisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Anëtarësimi mund të arrihet nëpërmjet reformave, veçanërisht sundimin e së drejtës, luftës kundër korrupsionit dhe forcimit të institucioneve demokratike", tha Siljanovska- Davkova.

Të dy presidentët besojnë se nuk ka investim më të madh në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor sesa anëtarësimi në BE.

"Për ne është e qartë se për momentin ajo që është më e rëndësishme në këtë botë pasigurie është lidhja e ndërsjellë e politikës evropiane, ndërkombëtare dhe të sigurisë. Kjo na bën rezistent ndaj presioneve dhe ndikimeve. Maqedonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunim të jashtëzakonshëm në kuadër të NATO-s dhe duke marrë parasysh sfidat e paparashikueshme globale, partneriteti brenda NATO-s është i rëndësishëm. Gjithmonë kemi dhënë dhe do të vazhdojmë të japim kontribut të përbashkët në mbrojtjen e paqes, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë", tha presidentja e Maqedonisë së Veriut.

Presidenti shqiptar Begaj shprehet se për shumicën e çështjeve të diskutuara në takime ata janë dakord dhe se kjo është mënyra se si duhet të veprojnë dy vendet fqinje - si vende partnere të besuara dhe aleate të NATO-s.

"Gjatë bisedës sonë ne i vlerësojmë si shumë të mira dhe miqësore marrëdhëniet që kemi si vende fqinje dhe përkushtimin e përbashkët për të avancuar bashkëpunimin dypalësh, bashkëpunimin rajonal dhe më i gjerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Gjithashtu theksuam se marrëdhëniet midis vendeve tona paraqesin shembull për bashkëpunimin rajonal dhe se dy vendet tona vazhdojnë të jenë të vendosura për të thelluar më tej këto nivele bashkëpunimi", tha Begaj.

Ai shtoi se megjithëse nuk kanë role dhe poste ekzekutive, në bisedën e tyre me Siljanovska-Davkova ata i janë referuar edhe marrëveshjeve që i kanë nënshkruar qeveritë.

"Një institucionalizim i tillë në kuadër të këtij bashkëpunimi ndikoi dhe kontribuoi drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe shtetasve tanë. Bashkëpunimi ekonomik midis shteteve tona është i rëndësishëm. Bashkëpunimi i tillë është bërë i mundur edhe nga gjeopozitat tona, anëtarësimi ynë në CEFTA dhe udhëtimi ynë drejt Bashkimit Evropian. Për ne, për ne si Shqipëri, vendi juaj është partner i rëndësishëm ekonomik me rritjen e aktiviteteve tregtare dhe veçanërisht në bashkëpunimin në fushën e turizmit dhe transportit. Por, gjithmonë ka hapësirë dhe mundësi për edhe më shumë. Ka shumë potencial të pashfrytëzuar", tha Begaj.

Ai iu referua rolit të pakicës maqedonase në Shqipëri dhe shqiptarëve në Maqedoni, dhe sikurse presidnetja Siljanovska-Davkova, konsideron se ato janë urë për krijimin e lidhjeve midis dy vendeve.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe maqedonasit në Shqipëri vazhdojnë të jenë urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Shqipëria vlerëson arritjet historike me zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Ne vlerësojmë sinqerisht çdo përpjekje për të krijuar shoqëri multietnike dhe funksionale përmes zbatimit dhe implementimit të plotë të kësaj marrëveshjeje dhe respektimit të detyrimeve që rrjedhin nga ajo marrëveshje. Vlerësojmë se përfaqësimi i drejtë, dinjitoz dhe adekuat i shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe zbatimi i plotë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në raport me gjuhën shqipe, i cili i referohet dhe është pjesë e identitetit të shqiptarëve dhe ruajtjes së mekanizmave të barazisë, nuk janë vetëm çështje teknike, por element thelbësor për kohezionin social, stabilitetin institucional dhe perspektivën evropiane", tha Presidenti i Shqipërisë Begaj.

Lidhur me, siç tha, temën më të rëndësishme për rajonin - integrimin europian, Begaj konsideron se ky nuk është vetëm një qëllim shtetëror apo kombëtar për Shqipërinë apo për vendin, por projekt dhe aspiratë e përbashkët për të gjithë rajonin tonë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR