• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur, nevojiten më shumë debate publike

Siljanovska Davkova: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur, nevojiten më shumë debate publike

Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur dhe se Gjykata duhet të ketë më shumë debate publike. Duke folur si juriste ajo tha se nuk i kupton lëvizjet e dy gjykatësve kushtetues, të cilët nuk kanë qenë në seancën përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

"Si jurist do të them e pritur. Shumë herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike. Një kohë pothuajse kanë qenë të suspenduara debatet publike. Kjo është ajo faza kur do të ftohen përfaqësusit e nismëtarëve dhe përfaqësues të institucioneve, por edhe përfaqësues të ayre që nuk pajtohen me nismën. Po ka një debat të tillë që të përballen argumentet pro dhe kundër, para se Gjykata Kushtetuese të marrë vendim. Domethënë ta lëmë Gjykatën të zgjidh në bazë të debatit dhe gjykatësit raportues, e jo ne t'i tregojmë si duhet të punojë", tha Siljanovska Davkova.

Siç tha, nuk i kupton lëvizjet e gjyqtarëve kushtetues Osman Kadriu dhe Naser Ajdari, të cilët nuk ishin të pranishëm në seancë.

"Nuk i kuptoj lëvizjet e dy gjyqtarëve. Nuk kam dëgjuar që diush të bojkotojë punë të gjykatës ose të Gjykatës Kushtetuese. Ata janë atje që të vendosin. Mund të votojnë pro, mund të votojnë kundër, ajo që më ka tingëlluar më shokante dje është se nuk kanë mundur të pranohen vendimet e gjykatës njënacionale", tha presidentja. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR