Siljanovska Davkova: Të ngritët diskutim për shërbimin ushtarak në baza vullnetare
- Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova si komandant suprem i forcave të armatosura sot në Ohër theksoi se ndoshta duhet të mendohet në drejtim për t'u mundësuar të rinjve të cilët dëshirojnë në baza vullnetare të kryejnë shërbimin ushtarak.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:51, 11 korrik, 2024
Ohër, 11 korrik 2024 (MIA)- Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova si komandant suprem i forcave të armatosura sot në Ohër theksoi se ndoshta duhet të mendohet në drejtim për t'u mundësuar të rinjve të cilët dëshirojnë në baza vullnetare të kryejnë shërbimin ushtarak.
"Një pjesë e të rinjve kanë dëshirë të jenë pjesë jo vetëm e armatës profesionale, por vullnetarisht në forcat ushtarake, ndoshta duhet të flasim për këtë. Pavarësisht se cili do të ishte vendimi pas diskutimit, ajo që pamë na jep një ndjenjë sigurie", tha presidentja e cili sot mori pjesë në stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Armatës nga Batalioni i forcave speciale të cilët po zhvillojnë stërvitje në kampin stërvitor në ujë të Liqenit të Ohrit.
Qëndrimi i saj është se duhet të mendohet në këtë drejtim, të iniciohet diskutim, të dëgjohen ekspertët e çështjes.
"Kemi pasur përvoja të tilla, por mendoj se duhet menduar. Ka njerëz që duan të bëjnë shërbimin ushtarak, vullnetarisht, pse të mos ua mundësojmë. Mendoj se atëherë qëndrimi ndaj armatës do të jetë më pozitiv. Duhet të hapet tema, të diskutohet, të dëgjohen argumentet, të testohet disponimi i njerëzve...", tha Davkova para mediave, duke shtuar se për këtë çështje do të ketë bisedime dhe konsultime me përgjegjësit si dhe me shefin e Shtatmadhorisë.
“Unë jam për kontroll të fortë civil të Armatës, do t’i pyes të gjithë që lirisht të mendohet për atë temë”, tha presidentja.
Siljanovska Davkova theksoi se në kohën e ish-bashkësisë shtetërore shërbimi ushtarak nënkuptonte ndërveprimin e profileve të ndryshme të njerëzve, ndërtimin e marrëdhënieve të solidaritetit, mirëkuptimit...
"Atë e pamë këtu sot, sa i rëndësishëm është ai bashkëpunim. Kuptohet se ndoshta kjo është vërtetë e rëndësishme në këtë kohë", tha ajo duke theksuar nevojën se përkushtimi dhe disiplina janë të domosdoshme në çdo fushë të angazhimit profesional. qa/
Foto: MIA