• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova së bashku me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune me komisarin evropian Borelin

Siljanovska Davkova së bashku me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune me komisarin evropian Borelin

 Nju Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, e cila udhëheq delegacionin e Maqedonisë në Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së, sot pritet të marrë pjesë në drekën e punës me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Borel me shefat e delegacioneve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 Siç njofton raportuesi  i MIA-s nga Nju-Jorku, pasdite, sipas kohës amerikane, Siljanovska Davkova me anëtarë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në pritjen që e organizon presidenti i SHBA-së  Xho Bajdeni me bashkëshorten me rastin e  Asamblenë e Përgjithshme 79-të të KB-së. 

 Sot vazhdojnë sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, ndërsa Siljanovska Davkova para anëtareve të KB-së do të mbajë fjalim nesër, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski dhe ministri të Shëndetësisë, Arben Taravari.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR