Siljanovska Davkova realizoi drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje ka realizuar drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, organizuar nga ambasadori i Hungarisë, Andrash Klajn.
- Post By Fami Bajrami
- 09:28, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dje ka realizuar drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në vend, organizuar nga ambasadori i Hungarisë, Andrash Klajn.
Në një atmosferë miqësore, siç informon kabineti i presidentes është diskutuar për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale të brendshme, ato rajonale, evropiane dhe në nivel botërorë.
Theksi është vënë në problemet dhe pengesat e Maqedonisë së Veriut rreth integrimeve evropiane dhe nevojën për zgjidhje kreative për tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas në frymën e miqësisë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke respektuar njëherësh vlerat dhe parimet themelore të BE-së.
Presidentja riafirmoi besimin, angazhimin dhe vendosmërinë e saj të thellë për të zbatuar agjendën e reformave konform kritereve të Kopenhagës, me partneritet aktiv me BE-në.
Siljanovska Davkova theksoi se bilateralizimi dhe precedentët janë rrezik real për zgjerimin.
Sipas saj, në një mjedis konfliktesh ushtarake, zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, që natyrisht i përkasin Evropës: gjeografikisht, historikisht dhe në aspekt kulturor dhe zhvillojnë politikë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, është në interes të përbashkët dhe forcon imunitetin e tyre ndaj kërcënimeve.
Foto: kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova