• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Propozimi për ndryshimet kushtetuese nuk duhet të përkrahet, nuk guxon rruga për Bruksel të shkojë përmes Sofjes

Siljanovska Davkova: Propozimi për ndryshimet kushtetuese nuk duhet të përkrahet, nuk guxon rruga për Bruksel të shkojë përmes Sofjes

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Ne do të votojmë sipas bindjes sonë. Është koha e fundit që të tregojmë se jemi shtet i denjë evropian, i cili dëshiron që rruga drejt BE-së të shkojë njëjtë si e të gjithë anëtarëve aktuale të BE-së, por edhe kandidatëve pas nesh. Nuk guxon të ketë kritere të posaçme dhe precedentë për neve, pasi kjo do të shprehet edhe tek kandidatët e ardhshëm, tha deputetja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, gjatë seancës së Kuvendit, ku pika e vetme në rendin e ditës është Propozimi për qasjen drejt ndryshimeve të Kushtetutës, me të cilat parashikohet vendosja e bullgarëve dhe të pesë komuniteteve etnike në Preambulën e Kushtetutës.

Sipas Siljanovska Davkova, ky propozim nuk duhet të përkrahet, por duhet të pyeten qytetarët në zgjedhje. Ajo potencoi se "ky pushtet është tërërisht i deligjitimuar". Nuk guxon, thotë ajo, "rruga për në Bruksel të shkojë përmes Sofjes".

Sipas saj, asnjëherë dhe askund Preambula nuk ka qenë garancë ose vend për promovim të identiteteve etnike, por ajo është filozofi e Kushtetutës.

"Çka thonë qytetarët, ku e kemi marrë mandatin për këtë ndryshim? A e keni cekur atë në zgjedhjet paraprake? Neni 2 paragrafi 2 nga Kushtetuta thotë se sovraniteti buron dhe u takon qytetarëve, a nuk duhet t'i pyesim qytetarët nëse janë për ndryshim të tillë. Ju nga Qeveria i keni pranuar ndryshimet kushtetuese dhe u pajtuat të hyni në Kornizën negocuese përmes protokollit, por keni harruar se nuk jeni organ ligjdhënës dhe se nuk mund të ndërmerrni obligime në vend të Kuvendit", tha Siljanovska Davkova.

Sipas saj, "ajo që kërkohet nga ne, është në kundërshtim me vlerat evropiane".

"Nuk jemi kundër BE-së, nuk jemi kundër Bullgarisë, megjithatë neni 8 nga Marrëveshja e Lisbonës bën thirrje në reciprocitet në marrëveshjet ndërkombëtare. Bullgaria është nënshkruese dhe e ka ratifikuar Konventën kornizë për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Bullgaria ka Këshill të minoriteteve, e aty nuk janë maqedonasit", tha Siljanovska Davkova. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR