• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova priti gjeneralin Metin Gjurak, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë

Siljanovska Davkova priti gjeneralin Metin Gjurak, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë

 Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti në takim gjeneralin Metin Gjurak, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, me të cilin, ndër të tjera, ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet dy shteteve në fushën e mbrojtjes, të cilat, siç është vlerësuar, shënojnë zhvillim të vazhdueshëm, në frymën e aleancës së NATO-s dhe partneritetit strategjik në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

 Në këtë drejtim, siç informojnë nga kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar kontributin jashtëzakonisht të rëndësishëm të forcave të armatosura turke përmes marrëveshjeve ushtarako-financiare, si dhe planet vjetore të bashkëpunimit që ofrojnë mbështetje financiare, pajisje ushtarake, sisteme mbrojtëse dhe trajnime të personelit tonë ushtarak.

 

"Duke shprehur kënaqësi për mbështetjen e palëkundur dhe konkrete nga Turqia dhe institucionet turke që nga pavarësia e shtetit të Maqedonisë së Veriut, presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e saj kultivimin dhe forcimin e mëtejshëm të  lidhjeve të ngushta ndërmjet dy shteteve dhe inkurajimin e vizitave të ndërsjella të nivelit të lartë", thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentes Siljanovska Davkova.

 Foto: Kabineti i Presidentes

 

QËNDRONI TË LIDHUR