• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Pres për mua të votojnë edhe shumë të papërcaktuar, por edhe deputetë të LSDM-së dhe njerëz të BDI-së

Siljanovska Davkova: Pres për mua të votojnë edhe shumë të papërcaktuar, por edhe deputetë të LSDM-së dhe njerëz të BDI-së

Shkup, 22 prill 224 (MIA) - Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova, e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja sonte ka shprehur bindje se "për të do të votojnë madje edhe deputetë të LSDM-së, njerëz nga BDI-ja dhe nga parti tjera, si dhe shumë të papërcaktuar". Në emisionin "Vetëm intervistë" në TV Kanal 5, Siljanovska Davkova, lidhur me rezultatin nga votimi në rrethin e dytë të zgjedhjeve tha se përsëri nuk do të ndodh viti 1999, pasi rrethanat janë të ndryshme.

"Disponimi te votuesit maqedonas është ndryshe. Secili ka prag të përmbajtjes dhe qytetarët tanë, një pjesë e tyre në këtë pushtet nuk mund ta njohin socialdemokracinë. Mendoj se nuk do të votojnë për ta. Unë jam e bindur se për mua do të votojnë edhe disa deputetë të LSDM-së, madje edhe disa njerëz nga BDI-ja dhe nga partitë tjera, e po ashtu edhe shumë të papërcaktuar", tha Siljanovska Davkova.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së përsëriti se madje edhe në korniza të tillë negocuese, janë të mundura zgjidhje, si dhe se nëse bëhet presidente, në fillim do të bisedojë me fqinjët dhe do t'i theksojë çështjet rajonale, por edhe rrethana tjera. Sipas saj, BE-ja nuk ka politikë për Ballkanin Perëndimor.

"Pres që kur të përfundojnë zgjedhet tek ne, kur të përfundojnë zgjedhjet në BE, kur të përfundojnë zgjedhjet në Bullgari - thash se prioritet është të bisedojmë me fqinjët tanë. Unë mendoj se edhe me një kornizë të tillë negociatore, janë të mundura zgjidhje. Le të vazhdojnë komisionet të bisedojnë, por le të jepet një interpretim i Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë përmes prizmit të preambulës, se çështjet e lidhura me identitetin, kulturën dhe historinë nuk do të mund të jenë bazë për veto, por vetëm kriteret e Kopenhagës. Po ashtu mendoj se BE-ja duhet t'i ruajë vlerat dhe parimet themelore", deklaroi Siljanovska Davkova. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR