• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Siljanovska Davkova: Papa Françeskun do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme

Siljanovska Davkova: Papa Françeskun do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, pas vdekjes së papa Françeskut në faqen e saj të Fejsbukut ka shkruar se pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme.

"Si papë i popullit, ai uroi familjen e krishterë për ringjalljen e Krishtit dhe këtë mëngjes qetë shkoi në përjetësi. Unë megjithatë, pas katërdhjetë minutash bisedë të paharruar, do ta kujtoj për mendjen, urtësinë, ngrohtësinë dhe thjeshtësinë e tij të jashtëzakonshme", porositi Siljanovska Davkova. 

Vitin e kaluar presidentja Siljanovska Davkova, gjatë vizitës disaditore në Romë dhe Vatikan, me rastin e shënimit të 24 Majit - Ditës së iluministëve mbaresllovenë, mbajti takim me papa Françeskun. Në takim, mes tjerash, ranë dakord për mbështetjen e Vatikanit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, si dhe për të qenë shembull i dialogut religjioz. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR