• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova nga Krusheva: Më 24 prill ndodhi tërmet politik, më 8 maj do të ketë vullkan politik

Siljanovska Davkova nga Krusheva: Më 24 prill ndodhi tërmet politik, më 8 maj do të ketë vullkan politik

Krushevë, 26 prill 2024 (MIA) - Ecuria ime e fushatës është femërore, por kalorësiake. Unë nuk e analizoj kandidatin, por flas për atë që do të bëj, flas për atë që nuk ka bërë, flas për atë që duhet të bëjmë. Më 24 prill ndodhi një tërmet politik, më 8 maj do të ketë vullkan politik, tha kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova nga para Makedonium në Krushevë.

"Thashë se më 24 prill do të ndodhë një tërmet politik dhe mendoj se e qëllova. Pres një vullkan politik më 8 maj, sepse ky vend meriton të jetë një vend i denjë për të jetuar. Krusheva meriton të jetë një qytet që të gjithë do të duan ta shohin. Qytet i qytetarëve të gëzuar dhe fëmijëve të gëzuar, si më parë", tha Siljanovska Davkova.

Tha se nuk agjiton dhe shtoi se vota është e qytetarëve dhe qytetarët duhet ta shfrytëzojnë atë.

"Ju e dini se kujt t'ia jepni. Shfrytëzone atë, mos e lini mënjanë, sepse do të thotë një vendim. Kur do të votoni, mendoni për Makedoniumin, për Toshen, për këtë qytet magjik të bukur që duhet të "vlojë" nga njerëz për të parë se kemi shumë qytete që mund të jenë qytete të kulturës, të artit, të historisë. Unë premtoj se do të bëj gjithçka që ky qytet të shihet nga të tjerët. Nuk guxoj të brohoras këtu, para Makedoniumit. Por, për të gjithë maqedonasit, për të gjithë banorët e Krushevës dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, pa marrë parasysh çfarëdo përkatësie, mendoj se fjala Makedonium thotë mjaft", tha Siljanovska Davkova.

Sipas saj, Krusheva është e harruar, kurse kultura dhe arti janë të pashfrytëzuara. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR