• e mërkurë, 04 shkurt 2026

Siljanovska Davkova në World Governments Summit 2026 në Dubai - platformë globale për dialog, ide dhe vizione për të ardhmen e menaxhimit

Siljanovska Davkova në World Governments Summit 2026 në Dubai - platformë globale për dialog, ide dhe vizione për të ardhmen e menaxhimit

Shkup, 3 janar 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë pjesë në hapjen e World Governments Summit 2026 në Dubai - platformë globale për dialog, ide dhe vizione për të ardhmen e menaxhimit, i cili, siç shkruan në profilin e saj në Fejsbuk, paraqet hapësirë për këmbim të përvojave dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.

"Samiti mbledh liderë botërorë, bartës të vendimeve dhe ekspertë në kërkimin e përbashkët të zgjidhjeve inovative për sfidat më të mëdha globale. Hapësirë për këmbim të përvojave dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar", shkruan presidentja.

Këtë vit për temën e samitit "Formësimi i qeverive të ardhshme" bisedojmë me dhjetëra shefa të shteteve dhe qeverive, qindra ministra dhe përfaqësues të mbi 150 shteteve. bsh/

Foto: Fejsbuk faqja e presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR