• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova në takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Koalicionit global për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike

Siljanovska Davkova në takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të Koalicionit global për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike

Shkup, 25 shtator 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Koalicionit global për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike dhe në debatin e Këshillit të Sigurimit, ku mbajti takime të shkurtra me disa lider dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

 

"Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në takimin e Koalicionit global për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike, që e udhëheq SHBA-ja, me qëlllim të unifikimit të përpjekjeve ndërkombëtare dhe ndërmarrjes së veprimeve të koordinuara për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike, të cilat janë në rritje në nivel global. Në takim u drejtuan presidenti amerikan Bajden dhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken, kumtuan nga kabineti presidencialë.

Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë edhe në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kryeson kryeministri slloven Robert Golob, me temën “Ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”, ku u diskutuan dhe shkëmbyen informacione për situatën e sigurisë në Ukrainë.

Në kuadër ë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidentja Siljanovska Davkova realizoi takim me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave (UN Woman), Sima Bahus.

"Të dy bashkëbisedueset ndanë përvoja mbi aktivitetet e ndërmarra nga gratë lidere për promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe shkëmbyen mendime mbi hapat që liderët botërorë duhet të ndërmarrin për të siguruar progres të vazhdueshëm në barazinë gjinore, forcimin e rolit të grave dhe përfshirjen e tyre më të madhe në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes"; theksohet në kumtesën.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të suksesshëm me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore dhe fuqizimin e grave, si dhe përkushtimin e saj të fuqishëm për avancimin e rolit të përgjithshëm të grave. ls/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR