• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova në takim me Girin: E ardhmja jonë është në BE

Siljanovska Davkova në takim me Girin: E ardhmja jonë është në BE

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir, bëjnë të ditur nga kabineti i presidentes së Maqedonisë. 

Në takim presidentja Siljanovska Davkova falënderoi për urimet e dërguara nga liderët e Bashkimit Evropian me rastin e marrjes së detyrës dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të plotë me delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup në lidhje me procesin e anëtarësimit të vendit, duke theksuar rëndësinë e delegacionit si një lloj koordinatori të aktiviteteve të BE-së në vend.

"Presidentja Siljanovska Davkova theksoi nevojën për avancim në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si qëllim strategjik të shtetit dhe përcaktim i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. E ardhmja jonë, sipas presidentes Siljanovska Davkova, është padyshim në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi ynë është në të njëjtën tryezë me vendet evropiane me të cilat na bashkojnë traditat dhe vlerat historike, kulturore dhe morale", thuhet në komunikatën e kabinetit të Siljanovska Davkovës.

Presidentja ka theksuar gatishmërinë e saj për të kontribuuar në ndërtimin e unitetit për çështjet e interesit kombëtar dhe shtetëror dhe për të kontribuar në sigurimin e konsensusit politik dhe social në lidhje me agjendën e reformave dhe miratimin e ligjeve për të cilat parashikohet flamuri evropian, me qëllim siç theksoi ajo, "për të shmangur keqpërdorimin, gjë që në periudhën e kaluar është vërejtur edhe nga vetë BE-ja".

Siljanovksa Davkova theksoi se edhe krahas gatishmërisë së lartë të administratës së Maqedonisë dhe përvojës së akumuluar, progresi në përmbushjen e kritereve pëson për shkak të rrethanave dhe lëvizjeve politike për të cilat janë përgjegjëse edhe shtete të caktuara anëtare të BE-së.

Në këtë kontekst, ajo tregoi nevojën për të rivendosur besimin në një proces meritor integrimi, me fokus përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. qa/

Foto: Kabineti i Siljanovska Davkova

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR