• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës: Duhet të nisemi me reforma thelbësore dhe serioze, dalje nuk kemi

Siljanovska Davkova në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës: Duhet të nisemi  me reforma thelbësore dhe serioze, dalje nuk kemi

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Duhet të nisemi me reforma thelbësore dhe serioze, dalje nuk kemi pasi tani nuk është kriter vetëm harmonizimi, por edhe implementimi. Mendoj se duhet edhe BE-ja në mënyrë adekuate të përgjigjet, pasi nëse jeni kandidat nga viti 2005, e sot është viti 2024, druaj se ndonjëherë kjo pritje i ngjan asaj të zotëri Godos, e nuk dëshiroj të besoj në një gjë të tillë. Unë e di se ne ishim të perceptuar dhe ende jemi si thembra e Akilit, por mendoj se edhe për këtë ka zgjidhje dhe nevojitet përgjigje adekuate.

Këtë sot e theksoi presidentja, Gordana Siljanovska Davkova në panelin "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e BE-së: Evropa 74 vite pas Deklaratës së Shumanit", që në organizim të Lëvizjes evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe përfaqësinë e Fondacionit Konrad Adenauer në Shkup, u mbajt me rastin e 9 majit - Ditës së Evropës.

Ajo ka shprehur pritje nga autoritetet e reja në Kuvend që të kuptojnë se Marrëveshja e Lisbonës është marrëveshje e parlamenteve, se Parlamenti duhet të hapet në procesin eurointegrues dhe se eurointergrimi nuk mund të jetë vetëm punë e Qeverisë.

"Sugjerova dhe ende po sugjeroj që mes negociatorëve të ketë edhe ekspertë, e jo vetëm politikanë, që të krijojmë memorje institucionale. Ku është kontinuiteti nëse dy negociatorët ishin politikanë?", pyet presidentja.

Siljanovska Davkova tha se duhet të aktivizohet Këshilli kombëtar për eurointegrime, si trup bashkues heterogjen, e Komisionit për çështje evropiane i sugjeron të ftohen edhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Ajo ka shprehur pritje se BE-ja nuk do të harrojë logjikën dhe filozofinë e zgjerimit.

Përkujtoi se në aspektin e historisë, gjeografisë dhe kulturës gjithmonë kemi qenë pjesë e Evropës dhe se nuk flasim për eurointehgrime, por për riunifikim, duke shtuar se themeluesit e Bashkimit Evropian kanë qenë burrshtetas të vërtetë, të udhëhequr nga ideja paqesore dhe të cilët kanë besuar në zgjidhje paqesore.

Davkova tha se si rajon duhet të bashkëpunojmë mes vete sipas shembullit të vendeve skandinave, duke shtuar se vetoja nuk është instrument evropian dhe paqesor, edhe pse ndonjëherë është armë e fuqishme e shteteve të vogla.

Presidentja theksoi se procesi skrining tregoi se në pikëpamje të harmonizimit jemi në krye të Ballkanit Perëndimor, por implemnentimi mbetet sfidë e jona e rëndësishme.

Zëvendës shefi i Delegacionit të BE-së, Ben Nupnau, tha se BE-ja dëshiron ta inkuadrojë Ballkanin Perëndimor më afër dhe më shpejtë në BE, që të përforcohet siguria e përbashkët dhe të promovohet prosperiteti.

"Projekti i BE-së nuk është i plotë pa ju. Vazhdimisht themi se suksesi ndaj integrimit është përgjegjësi e ndarë. Pjesë të përgjegjëlsisë, që i takon Maqedonisë së Veriut është në sferën e reformave, kryesisht në sferat thelbësore si sundimi i së drejtës dhe të drejtat e njeriut. E tërë kjo e rrit kapacitetin ekonomik dhe rezistencën. Vështirë është, por e dobishme", tha Nupnau.

Nënkryetrai i BDI-së, Arbër Ademi vlerëson se angazhimi për BE-në nuk duhet të jetë vetëm deklarativ, ndërsa Arben Taravari nga "Vlen" nënvizoi se nevojitet luftë serioze kundër krimit dhe korrupsionit.

Në kuadër të ngjarjes, Lëvizja evropiane në Maqedoninë e Veriut i ndau pllakatë shefit aktual të Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir, për kontributin e tij për procesin eurointegrues, ndërsa për Person evropian për vitin 2023 është zgjedhur tenori i njohur maqedonas, Bllagoj Nacoski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR