• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova, Misajllovski dhe Lafçinski në lidhje me video-konferencë me paqeruajtësit e RMV-së

Siljanovska Davkova, Misajllovski dhe Lafçinski në lidhje me video-konferencë me paqeruajtësit e RMV-së

Shkup, 28 dhjetor 2024 (MIA) - Në kazermën "Strasho Pinxhur" në Petrovec sot tradicionalisht do të mbahen dy aktivitete para Vitit të Ri të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës: lidhje me video-konferencë me paqeruajtësit maqedonas në praninë familjarëve të tyre dhe shpërndarja e pakove të Vitit të Ri për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës.

Presidentja dhe komandantja supreme e Armatës, Gordana Siljanovska Davkova, ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski dhe shefi i Shtatmadhorisë gjeneral-majori Sashko Lafçiski përmes video-lidhjes do t'u drejtohen pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë të cilët kryejnë detyra në misione dhe operacione në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Liban, Letoni, Rumani dhe Bullgari.

Më pas fëmijëve të paqeruajtësve do t'u shpërndahen pako të Vitit të Ri. Siç është paralajmëruar, është paraparë fjalim i presidentes Siljanovska Davkova.

Në mesditë në aktivitetin tradicional në VING-un të Aviacionit, Babadimri do t'i shpërndajë pakot e Vitit të Ri për fëmijët e pjesëtarëve të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR