• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska - Davkova: Mirënjohje për pjesëtarët e Armatës për kryerjen e disiplinuar, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme të detyrave ushtarake

Siljanovska - Davkova: Mirënjohje për pjesëtarët e Armatës për kryerjen e disiplinuar, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme të detyrave ushtarake

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska - Davkova u  dërgoi urim  pjesëtarëve të armatës me rastin e Ditës së Armatës.

 "Mirënjohje për pjesëtarët e Armatës për kryerjen e disiplinuar, të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme të detyrave ushtarake, si në shtëpi dhe jashtë vendit, nëpërmjet pjesëmarrjes në misione të shumta paqeruajtëse. Armata ofron mbështetje për institucionet në përballjen me fatkeqësitë natyrore dhe gjendje krize, siç janë zjarret në territorin e mbarë shtetit, duke e bërë atë gjithmonë profesionalisht dhe sakrifikues, dhe për këtë arsye vazhdon të gëzojë besim më të lartë tek qytetarët e Maqedonisë së Veriut", shkruan në publikimin e Siljanovska - Davkovës në "Fejsbuk". 

 Foto: "Fejsbuk"

 

QËNDRONI TË LIDHUR