• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova - Milanoviq: Procesi i integrimit evropian duhet të lirohet nga prangat e çështjeve dypalëshe

Siljanovska Davkova - Milanoviq: Procesi i integrimit evropian duhet të lirohet nga prangat e çështjeve dypalëshe

Shkup, 8 tetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Procesin Bërdo - Brioni.

Në takim presidentja Siljanovska Davkova, siç njoftoi nga Kabineti i saj, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme nga Kroacia në procesin e integrimeve evropiane, që është rruga më e mirë për zhvillimin e rajonit tonë dhe stabilitetin e Evropës. 

 Në këtë drejtim, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se procesi i integrimeve evropiane duhet të lirohet nga prangat e çështjeve dypalëshe, duke theksuar rrezikun e rritjes së euroskepticizmit për shkak të qorrsokakut aktual në të cilin ndodhet procesi.

 

Presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar nevojën që Bashkimi Evropian të konfirmojë përkushtimin e tij të qartë ndaj rajonit, siç u bë në Samitin e Selanikut në vitin 2003, dhe që procesi integrues të bazohet në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës si kushte të vetme për anëtarësimit në Union.

Në kuadër të bashkëpunimit rajonal, Siljanovska Davkova theksoi se forcimi i tij do të sigurojë që rajoni ynë të mbetet rezistent ndaj presioneve të jashtme. 

 Në takim, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se si aleatë të NATO-s, jemi fuqishëm të përkushtuar për promovimin dhe ndarjen e vlerave dhe përgjegjësive të përbashkëta brenda Aleancës, duke kontribuar në operacionet ndërkombëtare të paqes, duke ndarë pikëpamje të përbashkëta në lidhje me situatën në nivel rajonal dhe shumëpalësh për paqe dhe stabilitet në rajon.

Në bisedimet është konstatuar se të dyja vendet kuktiuvojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, të cilat karakterizohen me dialog intensiv politik, bashkëpunim konstruktiv në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë dhe miqësi të shumëvjeçare. 

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR