Siljanovska Davkova: Marrëveshja e Prespës është fakt juridik dhe realitet, do ta respektoj
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se Marrëveshja e Prespës është fakt juridik të cilin do ta respektojë edhe pse është kritike për përmbajtjen e saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:54, 27 maj, 2024
Shkup, 27 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se Marrëveshja e Prespës është fakt juridik të cilin do ta respektojë edhe pse është kritike për përmbajtjen e saj.
Siljanovska Davkova sonte duke marrë pjesë në një ngjarje me rastin e 20 vjetorit të ekzistencës së Qendrës për Hulumtime dhe Krijim të Politikave (QHKP), në pyetjen e gazetarëve potencoi se nuk konsideron se e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës.
"Mbi të gjitha edhe në vetë Marrëveshjen e Prespës qartë qëndron se në dokumente, në komunikim do të përdoret emri nga Marrëveshja e Prespës. Do të thotë, unë nuk shoh këtu se është një shkelje. Unë as e grisa deklaratën, as nuk thashë që nuk do ta respektoj Kushtetutën, as nuk thashë që do ta ndërpres Marrëveshjen e Prespës. Një gjë është se unë e kam kritikuar Marrëveshjen e Prespës, për shkak të procedurës së miratimit të saj, për shkak të mospërputhjes me Kartën e Kombeve të Bashkuara. Por, kjo është fakt juridik, është realitet dhe do ta respektoj", tha Siljanovska Davkova.
Foto: Arkivi i MIA-s