• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova - Lajen: Çelësi për zhvillimin tonë është në integrimin në bazë të Kritereve të Kopenhagës dhe parimit të meritave

Siljanovska Davkova - Lajen: Çelësi për zhvillimin tonë është në integrimin në bazë të Kritereve të Kopenhagës dhe parimit të meritave

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA) –Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim pune me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në të cilin ishin shkëmbyer mendime dhe informacione për procesin e integrimeve evropiane të vendit dhe perspektivat për progres, zbatimin e reformave dhe përfitimeve nga Plani i rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. 

Duke u falënderuar për angazhimin e saj personal dhe angazhimeve lidhur me zgjerimin, siç bëri të ditur Kabineti i saj, presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se Plani i rritjes është mekanizëm i rëndësishëm me potencial të madh, i cili do t’i përshpejtojë reformat, do të kontribuojë për standardizim, rritje ekonomike dhe progres dhe do ta afrojë vendin drejt Bashkimit Evropian. 

Siljanovska Davkova ka theksuar se institucionet e Maqedonisë së Veriut në shumë sfera janë të gatshme për integrim të përshpejtuar dhe përfshirje në shumë nisma dhe rrjete të BE-së dhe ka shprehur pritje se procesi i integrimit do të zbatohet në bazë të parimit të meritave dhe Kritereve të Kopenhagës, duke potencuar se në to është çelësi për zhvillimin tonë. 

"Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së besueshmërisë së Bashkimit Evropian në lidhje me politikën e zgjerimit, presidentja theksoi nevojën e rritjes së mbështetjes nga institucionet evropiane për tejkalimin e sfidave dypalëshe dhe përshpejtimin e integrimit evropian. Presidentja shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mëtutjeshëm të dialogut dhe theksoi rëndësinë e qasjes së re të integrimit gradual, me faza për të vazhduar paralelisht me procesin e anëtarësimit", thuhet në kumtesë.

Në kuadër të zhvillimeve rajonale, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se progresi i arritur nga secili vend kandidat nga Ballkani Perëndimor ndikon pozitivisht në dinamikën rajonale të anëtarësimit në BE dhe theksoi përkushtimin e saj për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm rajonal në interes të stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit të përbashkët. fc/

Fotografia: Kabineti i presidentes së shtetit Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR