• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Ka lodhje nga zgjerimi, por ende më e madhe është nga pritja, BE-ja duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor

Siljanovska Davkova:  Ka lodhje nga zgjerimi, por ende më e madhe është nga pritja, BE-ja duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor

Shkup, 13 qershor 2024 (MIA) - Jemi të vetëdijshëm se ka lodhje nga zgjerimi, por ka lodhje edhe më të madhe me pritjen. Prandaj, në cilësinë e kryetarëve të PBEJL-së, inkurajoj partnerët evropianë që të qëndrojnë konsekuent, të besueshëm dhe parimor ndaj idesë evropiane. Nuk mjafton të thuhet se BE-ja është një histori e papërfunduar dhe një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, por duhet përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor në orkestër, duhet të shkruajë nota dhe të marrë pjesë në çështjet evropiane, theksoi presidentja Gordana Siljanovska Davkova në konferencën përmbyllëse për shtyp në takimin e PBEJL-së në Shkup.

"Vizioni për BE-në na mban në formë dhe në reforma. Kjo na ndihmon të mbyllim çështjet e hapura dypalëshe në mënyrë evropiane", tha Siljanovska Davkova.

Presidentja e Maqedonisë tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme që anëtarët e BE-së që janë pjesë e Partneritetit për Bashkëpunim në EJL të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën evropiane.

Takimin e sotëm ajo e vlerësoi si shumë pozitiv dhe falënderoi ish-presidentin Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani, të cilët ishin të përfshirë në këtë proces.

Nga 1 korriku, Shqipëria merr kryesimin me  PBEJL-në. Presidenti i Shqipërisë Barjam Begaj theksoi se vendi i tij mbetet një mbështetës proaktiv i bashkëpunimit rajonal dhe se ata do të fokusohen në çështjet që lidhen me BE-në, stabilitetin ekonomik, agjendën e gjelbër dhe digjitale, kulturën, turizmin dhe lidhjen.

Në konferencën për shtyp foli edhe presidenti malazez Jakov Milatoviq, vendi i të cilit kryesonte me organizatën para Maqedonisë së Veriut. sa/

FOTO: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR