• e martë, 24 dhjetor 2024

Siljanovska- Davkova javën e ardhshme do të ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re

Siljanovska- Davkova javën e ardhshme do të ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska-Davkova javën e ardhshme do të ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re. Nga kabineti i presidentes për MIA-n e konfirmuan informacionin në fjalë. 

Afati për dhënien e mandatit për përbërjen e qeverisë së ardhshme skadon më 7 qershor.

Sipas Kushtetutës, presidenti i shtetit është i detyruar që brenda dhjetë ditëve nga konstituimi i Kuvendit t'ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në Kuvend, ndërsa mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dhënies së mandatit të paraqesë në Kuvend përbërjen dhe programin e qeverisë.

Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Përbërja e re parlamentare u zgjodh në një seancë konstituive të martën. Të njejtën ditë u zgjodh kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR