Siljanovska Davkova: Infermieret, teknikët dhe mamitë janë jashtëzakonisht të rëndësishme, mbështetje për SHITMM-në
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i priti përfaqësuesit e Shoqatës nacionale të infermiereve, teknikëve dhe mamive të Maqedonisë - SHITMM.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:51, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i priti përfaqësuesit e Shoqatës nacionale të infermiereve, teknikëve dhe mamive të Maqedonisë - SHITMM.
Në takim, siç informoi Kabienti presidencial, kryesia e Shoqatës e njoftoi presidenten Siljanovska Davkova me angazhimet e tyre për përmirësim të vazhdueshëm të standardeve të praktikës së infermierisë dhe obstetrikës, avancimin e pozitës së infermieeve dhe mamive në vendet e punës, si dhe për angazhimin e tyre si shoqatë nëd rejtim të përmirësimit të sistemit shëndetësor, në tërësi.
Në atë kontekst, siç ceket, cekën edhe disa çështje prioritare për ta, përkatësisht të silelt Ligj për kujdes shëndetësor dhe obstetrik, të njihet dhe të vlerësohet arsimi i lartë i infermiereve dhe mamive, si dhe specializimeve të tyre të sendërtuara në marrëveshjen kolektive, në pajtim me Konventën 149 të Ortganizatës ndërkombëtare të punës, të vendoset mentorim në praktikën e ifnermierisë, të vlerësohet përvoja e infermiereve me arsim të mesëm, ndërkaq të cilat kanë përvojë shumëvjeçare të specializuar të punës, si dhe të rritet roli i motrave patronazhiste në ofrimin e kujdesit primar shëndetësor.
Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se infermieret, teknikët dhe mamitë janë hallkë jashtëzakonisht e rëndësishme në zinxhirin e mbrojtjes së përjgitshme shëdnetësore dhe me atë rast shprehi mbështetje për aktivitetet e shoqatës, si organizata e vetme profesioniste e cila u përfaqëson motrat, mamitë dhe infermierinë.
Në takimin e sotëm morën pjesë kryetarja e shoqatës Velka Gavrovska, zëvendëskryetarja Tanja Zrajkovska, Valentina Goriçanec, sekretare e SHITMM-së, si dhe Gordana Dimeska, kryetare e seksionit neurologjik dhe delegati Goce Markovski. ab/
Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova