• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova i priti letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Tunizisë, Imen Lazhili Amari

Siljanovska Davkova i priti letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Republikës së Tunizisë, Imen Lazhili Amari

Shkup, 31 tetor 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi ketrat kredenciale të Imen Lazhili Amari, ambasadore e sapoemëruar e Republikës së Tunizisë, me seli në Beograd.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se të dy shtetet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike prej vitit 2019 dhe se krahas distancës gjeografike, si dhe përkatësisë së rajoneve të dnryshme, ekziston interes i ndërsjelltë për bashkëpunim gjithpërfshirës.

"Prania juaj e sotme këtu e shënon fillimin e një kapitulli të rëndësishëm në marrëdhëniet bilaterale mes shteteve dhe popujve tanë, që shpresoj se do të sendërtohet gjithnjë e më shumë", theksoi Siljanovska Davkova, kumtuan nga Kabineti i saj.

Ajo theksoi se ekziston potencial i madh, për të cilin shfaqi bindje se do të shfrytëzohen në mënyrë adekuate për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta dhe për zbulim të sferave të reja për bashkëpunim në planin ekonomik, kulturir dhe ndërkombëtar, si dhe për këmbim të përvojave dhe praktikave të mira.

Ambasadorja Imen Lazhili Amari në fjalimin e saj theksoi se e ka privilegjin dhe prëgjegjësinë e madhe të jetë ambasadorja e parë e Republikës së Tunizisë në vendin tonë dhe theksoi se prioritet gjatë misionit të saj do të jetë pasurimi i kornizës bilaterale juridike si bazë për bashkëpunim të ardhshëm.

Presidentja Siljanovska Davkova, ambasadores së re të Tunizisë i dëshiroi shumë sukses në kryerjen e misionit të saj përgjegjës diplomatik. ab/

Foto: Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR