• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Lindore të Uruguajit, Alberto Antonio Rodrigez Gonji

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës Lindore të Uruguajit, Alberto Antonio Rodrigez Gonji

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të Alberto Antonio Rodrigez Gonji, ambasador i sapoemëruar i Republikës Lindore të Uruguajit, me seli në Bukuresht.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidentja Siëjanovska Davkova, siç kumtoi kabineti i saj, ka theksuar se edhe krahas distancës gjeografike të të dy shteteve dhe përkatësisë së tyre të rajoneve të ndryshme, ekziston interes i ndërsjelltë për bashkëpunim gjithpërfshirës, me ç'rast ceki se ekziston potencial për avancim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjellta për të mirën e qytetarëve të të dy vendeve.

Presidentja shfaqi bindje se në periudhën në vijim do të hapen mundësi të tjera për punë më të angazhuar të prëbashkët në zbulimin e sferave të reja për bashkëpunim, si dhe për këmbim të përvojave për sendërtim të tyre të mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe pasurimin e tyre me përmbajtje të reja.

Ambasadori Alberto Antonio Rodrigez Gonji në fjalimin e tij e ceki gatishmërinë dhe përkushtimin për avancim të marrëdhlnieve bilaterale, për përforcim të bashkëpunimit në çdo aspekt të mundshëm, përfshirë edhe aktivitetet politike multilaterale, si dhe bashkëpunimin në ekonomi dhe tregti, duke theksuar se kultura dhe kontaktet mes njerëzve ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për mirëkuptim mes dy shteteve.

Presidentja Siljanovska Davkova ambasadorit Alberto Antonio Rodrigez Gonji i dëshiroi sukses në kryerjen e funksionit përgjegjës. ab/

Fotо: Kabineti i presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR