• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar kanadeze, Mishel Kameron

Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar kanadeze, Mishel Kameron

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëuar të kanadasë në Beograd, Mishel Kameron.

Duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadores Kameron, presidentja Siljanovska Davkova, siç kumtoi kabineti i saj, në ceremoninë e pranimit të letrave kredenciale shfaqi shpresë se gjatë mandatit të ambasadores do të hapen mundësi të reja për zgjerim të bashkëpunimit dhe për thellim të miqësisë mes dy popujve dhe shfaqi pritje për prëforcim të lidhjeve mes dy shteteve.

Ajo i ceki mundësitë për rritje të bashkëpunimit ekonomik, lidhjeve tregtare dhe investimeve, si dhe të bashkëpunimit në fushën e arsimit.

"Gjeneratat e reja, nxënësit, studentët, si dhe administrata jonë dhe institucionet, kanë nevojë për përfitim të njohurive të reja, miratimit të metodave avancuese dhe zgjidhjeve nga sistemi kanadez, që mund të jenë të zbatueshme edhe tek ne, ndërkaq me qëllim të menaxhimit më efikas dhe përparimit më të madh të vendit në çdo fushë", tha presientja Siljanovska Davkova.

Ambasadorja Kameron e theksoi mbështetjen që ia jep Kanadaja shtetit tonë, duke e cekur partneritetin në suaz të NATO-s.

Theksoi se si partnerë në NATO, vendet tona punojnë së bashku për ta tejkaluar sfidën e gjeneratave për sigurinë në Evropë - dhe në botë.

me këtë rast, ambasadorja Kameron, bëri urime për rolin lider në NATO, me emërimin e një maqedoneje për zëvendës sekretare të prëgjithshme. 

Fotо: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

QËNDRONI TË LIDHUR