• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Gjykata Kushtetuese është dashur shumë më herët ta merr vendimin për shfuqizimin e balancuesit

Siljanovska Davkova: Gjykata Kushtetuese është dashur shumë më herët ta merr vendimin për shfuqizimin e balancuesit

Shkup, 10 tetor 2024 (MIA) - Gjykata Kushtetuese është dashur shumë më herët ta merr vendimin për shfuqizimin e balancuesit dhe nuk mendoj se jemi në krizë të sigurisë për shkak të shfuqizimit të saj, tha sonte presidentja Gordana Siljanovska Davkova sonte. 

“Fillimisht të gjithë i udhëzoj ta rilexojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit, sepse thirren në burimin. Aty thuhet qartë se kur flasim për administratën dhe punësimet, kriteri i parë është profesionalizmi dhe kompetenca dhe thonë se përveç këtyre duhet të respektohet parimi themelor i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, tha Siljanovska Davkova në intervistën për TV 21.

Për te personalisht, siç tha ajo, “është kontestues vetë fjala balancues.

“Termi balancues më duket diskutabil, njashtu edhe instrumenti. Çfarë balanconi? Nëse balanconi profesionalizmin dhe kompetencën dhe përfaqësimin e drejtë, kjo është në rregull”, ka thënë Siljanovska Davkova.

Thotë se është e palejueshme që njerëzit të deklarohen si përkatësi tjetër, vetëm për të siguruar një vend pune.

“Nuk mund të jetë profesion të jesh maqedonas, turk, rom, vllah, pra nuk mundet, nëse duhet të kemi përfaqësim adekuat, të përballemi me një dukuri ku njerëzit gjatë një dite, një jave ose një viti të deklarohen ashtu vetëm se të pranohen në punë”, theksoi Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se për shkak të balancuesit, administrata është e “sëmurë”.

“Drejtorë, menaxhues të gjithë kanë... deri në atë masë jemi bërë të panjohur apo jo standard sa pas çdo zgjedhje të thuhet ky apo ai post ambasadori i takon asaj partie, apo ai vend drejtorie…Dhe tani Gjykata Kushtetuese, sepse është gardian i Kushtetutës dhe ligjeve na rikujtoi, duke iu referuar me të drejtë skriningut sepse rëntgeni tregon se jemi të ‘sëmurë’ në aspektin e administratës”, ka thënë Siljanovska Davkova.

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR