• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska - Davkova e priti Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë

Siljanovska - Davkova e priti Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë

Shkup, 30 korrik 2024 (MIA) - Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur deputeten australiane Kasandra Fernando, kryesuese me Grupin për miqësi në Parlamentin e Australisë, me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes vendit tonë dhe Australisë, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në nivel parlamentar.

"Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se vizita e deputetes Fernando, e dyta me radhë në shtetin tonë, është konfirmim për përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit. Siljanovska Davkova në takim theksoi se edhe krahas largësisë gjeografike, të dy shtetet vazhdojnë të zhvillojnë marrëdhënie të fuqishme miqësore", informoi Kabineti i presidentes.

Siç thuhet në kumtesë, presidentja ka theksuar se shteti i jonë lartë e vlerëson përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që Australia e jep në plotësimin e qëllimeve tona strategjike dhe ka shfaqur shpresë se kjo përkrahje, po ashtu, do të reflektohet edhe në bashkëpunimin në nivel parlamentar.

"Presidentja Siljanovska Davkova potencoi se bashkëpunimi ekonomik nuk i ndjek marrëdhëniet e mira politika mes dy vendeve dhe vlerësoi se ekziston potencial i madh i pashfrytëzuar për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të këmbimit tregtar", informoi Kabineti presidencial. bsh/

Foto: Kabineti i Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR