• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Do të jemi krenar me Maqedoninë nëse kemi shtet të bazuar në sundimin e së drejtës

Siljanovska Davkova: Do të jemi krenar me Maqedoninë nëse kemi shtet të bazuar në sundimin e së drejtës

Strugë, 5 prill 2024 (MIA) - Karvani zgjedhor i kandidates për presidente Gordana Siljanovska Davkova dhe koalicionit "Maqedonia juaj" e udhëhequr nga VMRO-DPMNE mbajtën tubim në Strugë. Siljanovska Davkova duke kërkuar besimin e struganëve theksoi se në qytet, por edhe në shtet, populli mund të jetojë nga turizmi dhe kultura, përkatësisht turizmi kulturor.

Duke përmendur shembullin se Bashkimi Evropian ndan nga 10 çmime për shkrimtarët më të suksesshëm të vendeve anëtare të Unionit, por se edhe nga Maqedonia ka tre fitues të tillë, edhe pse nuk jemi anëtare, tha se duhet ta festojmë artin dhe ta ëmë fokusin në kulturë.

"Për vendet e vogla, arsimi, sporti, shkenca dhe kultura do t'ju bëjnë të mëdhenj, veçanërisht nëse zhvilloni diplomaci kulturore, nëse zhvilloni diplomaci ekonomike. Ata janë të fuqishëm krahas diplomacisë tradicionale konform me qeverinë. Prandaj këto zgjedhje janë të pandashme", tha Siljanovska Davkova.

Ajo kërkoi mbështetje nga struganët me premtimin se nuk do t'i turpërojë dhe se do t'i përfaqësojë me dinjitet dhe se do ta respektojnë Maqedoninë.

Ajo, siç tha planifikon që postin presidencial ta bëjë të denjë dhe të përgjegjshëm, funksion që do ta prezantojë Maqedoninë si shtet krenar dhe evropian.

"Do të jemi krenar me Maqedoninë dhe Strugën, nëse kemi shtet standard, të rregulluar, të bazuar në shtetin e së drejtës. Shtet që është i vogël por i ka të gjitha premisat shtetërore. Ky vend nuk është i tillë për momentin. Me një gjyqësor që është i varur, me gjyqtarë në vend të subjekteve të respektimit të ligjit, drejtësisë, Kushtetutës dhe ligjeve, të cilët janë në lidhje të thellë me grupet partiake dhe oligarke dhe nuk gjykojnë sipas kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk përmendin të drejtën ndërkombëtare, por thonë se janë evropianë, pra nuk mund të ndërtosh shtet ligjor, theksoi Siljanovska Davkova.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se nëse bëhet presidente e vendit do t'i falë të dënuarit nga 27 prilli.

"Atë do ta bëj dhe e përmend shpesh kur kam parasysh të akuzuarit e 27 prillit. Më ka prekur tmerrësisht fati i Jane Çentos. Vallë a është e mundur që fati i gjyshit të tij të përsëritet në shekullin 21 në Maqedoninë bashkëkohore? Imagjinoni të akuzoheni për organizim të kërcënimit terrorist apo për prishje të rendit kushtetues të Maqedonisë. Pasojat do t’i ndjeni edhe sot e kësaj dite po të kishte një kërcënim të tillë", tha Siljanovska Davkova.


"Vota për profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova do të thotë fundi i poshtërimeve dhe disfatave që pushteti i paraqet si fitore. Fundi i politikës së pamatur pas së cilës qëndrojnë interesat lukrative të qindra politikanëve", deklaroi nga ana tjetër kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në tubimin e sontëm në Strugë.

Duke kërkuar besimin nga struganët që të votojnë kandidaten e tyre Siljanovska Davkova, theksoi se ajo është grua me qëndrim dhe parime.

"Si të gjithë ne, edhe ajo mund të kishte zgjedhur një jetë të qetë, por është në politikë sepse ka dije, integritet dhe sepse dëshiron bashkë me ne, me popullin të ndryshojë punët për të mirë. Zgjedhja e Gordanës për presidente është zgjedhje për një Maqedoni krenare, shtet që do të udhëhiqet me dije dhe qëndrime. Njeri me njohuri dhe lidere që do ta përfaqësojë dhe mbrojë Maqedoninë në botë", tha Mickoski.

 

foto: VMRO-DPMNE

QËNDRONI TË LIDHUR