• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova: Cirili e ndërtoi jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën tonë në Evropë dhe këtë duhet ta respektojmë

Siljanovska Davkova: Cirili e ndërtoi jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën tonë në Evropë dhe këtë duhet ta respektojmë

Romë, 24 maj 2024 (MIA) - Cirili ishte me shekuj para kohës, Cirili e ndërtoi jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën tonë në njëfarë mënyre në Evropë para shumë, shumë shekujsh dhe këtë duhet ta respektojmë, deklaroi sot presidentja Gordana Siljanovska Davkova pas lutjes për nder të Shën Cirilit, në bazilikën "Shën Klimenti" në Romë, ku gjendet edhe varri i iluministit mbarësllav. 

"Këtë duhet ta respektojmë. Cirili e kishte të qartë kuptimin e fjalës, mendimit, sepse kjo do të thotë bashkim, mirëkuptim, dëgjim i fjalës", tha Siljanovska Davkova.

Siç njoftoi raportuesja e MIA-s nga Roma, ajo theksoi se porosia e Cirilit se gjuha është kodi i mirëkuptimit është dëshmi se ai në mendje ka pasur bashkimin e botës mbarësllave.

"Ata i përkasin atij dhe ai i takon të gjithëve", tha Siljanovska Davkova pas lutjes, ku morën pjesë edhe njerëzit tanë nga Italia dhe Austria, si dhe besimtarët maqedonas, të cilët janë këtu enkas për shënimin e Ditës së Shenjtorëve Cirili dhe Metodi. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR