Siljanovska - Davkova: Akti i ngjyrosjes së vezëve nuk është vetëm një zakon, por edhe një moment afërsie familjare dhe përgatitje shpirtërore për festën më të madhe krishtere
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së ardhshme krishtere - Pashkët, tha se akti i ngjyrosjes së vezëve nuk është vetëm zakon, por edhe një moment afërsie familjare, bashkimi.
- Post By Besnik Shuki
- 16:27, 11 prill, 2026
Shkup, 11 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festës së ardhshme krishtere - Pashkët, tha se akti i ngjyrosjes së vezëve nuk është vetëm zakon, por edhe një moment afërsie familjare, bashkimi.
"Në heshtjen e kësaj dite, ngjyrat që thithim në vezët e Pashkëve janë shprehje e jetës që fiton dhe shpresës që ripërtërihet. Akti i ngjyrosjes nuk është vetëm një zakon, por edhe moment afërsie familjare, bashkimi dhe përgatitje shpirtërore për festën më të madhe krishtere", publikoi Siljanovska - Davkova në faqen e saj në Fejsbuk.
Presidentja thekson se "me dinjitet, përulësi dhe dashuri, e presim ringjalljen e Krishtit". bsh/
Foto: Fejsbuk profili i presidentes, Gordana Siljanovska - Davkova