• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Siljanovska Davkova - Ageler: Integrimet evropiane ndikojnë pozitivisht në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit

Siljanovska Davkova - Ageler: Integrimet evropiane ndikojnë pozitivisht në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit

Shkup, 20 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve.

Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë SHBA-RMV dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë.

Në këtë kontekst, Siljanovska-Davkova theksoi se si partner i qëndrueshëm dhe aleat i dëshmuar i Shteteve të Bashkuara në Aleancën e NATO-s, mbetemi të fokusuar në aspiratat e përbashkëta për siguri, liri dhe prosperitet demokratik, me pjesëmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënime të tjera për paqen në botë.

Duke theksuar se integrimet evropiane kanë ndikim pozitiv në konsolidimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, Siljanovska-Davkova theksoi nevojën për integrim të përshpejtuar evropian. Në këtë drejtim, ajo theksoi se procesi i anëtarësimit për anëtarësim në BE duhet të vlerësohet sipas meritave të tij dhe të mos pësojë presion politik nga shtetet e tjera anëtare.

 

Në takimin presidentja e theksoi rolin dhe mbështetjen e SHBA-së në intensifikimin e proceseve reformuese dhe vuri në dukje se vendi mbetet i përkushtuar për zbatimin e reformave në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformat në sektorin e sigurisë, si një nga prioritetet tona më të larta.

Të dy bashkëbisedueset, siç theksohet në kumtesën, shkëmbyen mendime për rezultatin e Samitit të Paqes në Ukrainë, për ndikimet dhe zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe për politikat në interes të garantimit të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit më të gjerë. ls/

Foto: Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR