• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Siljanovska Davkova është takuar me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Paoluçi

Siljanovska Davkova është takuar me drejtorin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Paoluçi

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur drejtorin e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimilano Paoluçi. 

Në takim, siç thuhet në njoftimimin e Kabinetit të saj, presidentja shprehu mirënjohje deri te Banka Botërore për partneriteton e vazhdueshëm dhe mbështetjen në nxitjen e zhvillimit social dhe rritjes ekonomike të vendit.

"Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova i përshendeti përpjekjet e deritanishme të Bankës Botërore në përmirësimin e klimës së biznesit, rritjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale dhe promovimin e rritjes së qëndrueshme dhe të gjelbër. Në takim u diskutua dhe u mirëprit Korniza e re e partneritetit me vendin tonë, si mundësi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Bankën Botërore dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm", thuhet në njoftim.

 Presidentja, siç thuhet, shprehu gatishmëri dhe mbështetje për investime të mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për të përballuar sfidat aktuale ekonomike të cilat janë të një rëndësie thelbësore, si dhe realizimin e iniciativave të cilat çojnë në forcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. 

 "Në këtë drejtim, presidentja e theksoi angazhimin e saj për avancimin e këtyre synimeve dhe promovimin e interesave të vendit tonë përmes diplomacisë ekonomike", thuhet në njoftim. qa

Foto: Kabineti i presidentes

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR