• e enjte, 26 dhjetor 2024

Sijarto: Hungaria është e gatshme të paguajë në rubla për gazin rus

Sijarto: Hungaria është e gatshme të paguajë në rubla për gazin rus
Budapest, 11 prill 2022 (MIA) - Hungaria është e gatshme të paguajë në rubla për gazin rus pa shkelur sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtëm Peter Sijarto. “Për sa i përket pagesës së gazit në rubla, ne kemi zgjidhje që garanton se nuk do të shkelim asnjë sanksion, duke siguruar në të njëjtën kohë furnizim të qëndrueshëm me gaz për Hungarinë”, tha Sijarto. Ministri hungarez i Punëve të Jashtme shpjegoi se sipas skemës, dega e grupit energjetik hungarez “MBM CEE Energy” do të paguajë faturën e radhës në euro, të cilën “Gazprombank” do ta konvertojë në rubla dhe më pas do ta transferojë në llogarinë e kompanisë ruse “Gazprom Export”. Siarto rikujtoi se Hungaria, e cila mbështetet tek Rusia për shumicën e furnizimeve të saj me naftë dhe gaz, ishte kundër që BE të merrte qëndrim të përbashkët për çështjen e pagesës së energjisë ruse në rubla, pasi Budapesti e sheh atë si çështje dypalëshe. bs/

QËNDRONI TË LIDHUR