• e enjte, 26 dhjetor 2024

Siguria e komunikimeve elektronike është në fokus të Konferencës ndërkombëtare të këtij viti në Ohër

Siguria e komunikimeve elektronike është në fokus të Konferencës ndërkombëtare të këtij viti në Ohër

Ohër, 14 maj 2024 (MIA) - Siguria në komunikimet elektronike në kushte të zhvillimit të shpejtuar të teknologjive sigurisht është një çështje që paraqet interes dhe sfidë të madhe në këtë fushë. Prej aty kjo është një nga çështjet lartë në agjendën e Konferencës së 20-të me radhë ndërkombëtare rregullatore të sivjetme që në organizim të Agjencisë për komunikime elektroteknike mbahet në Ohër.

Përfaqësues nga Unioni ndërkombëtar për telekomunikime, organe rregullatore dhe nga Bashkimi Evropian, si dhe përfaqësues nga fella akademike, operatorë dhe kompani tjera dhe faktorë në tregun global të komunikimeve, do të diskutojnë në dy ditët në vijim për këtë çështje, si dhe për menaxhimin me spektrin dhe monitorimin e komunikimeve elektronike, për çështjet rregullatore dhe qasjen në internet me brez të gjërë, në kontekst të fushave më të fundit frymëzuese në komunikimet elektroteknike.

Siç theksoi drejtori i AKE-s, Jeton Akiku, ndryshe nga dy edicionet e kaluara të takimit në Ohër, kur fokusi ishte në implementimin dhe financimin e rrjetit elektronik 5G, këtë vit diskutimet janë pak më ndryshe, me fokus më të madh në matjet dhe rezultatet konkrete nga zbatimi i 5G dhe çështjes së sigurisë kibernetike.

 

 

 

"Ajo që mund të theksoj është se Republika e Maqedonisë së Veriut ka 5G-në më të mirë në rajon dhe ndër më të mirat në kontinent, me shpejtësi të arritur nga të dy operatorët mbi një megabit në sekondë dhe mesatare prej rreth 300 megabit në të gjithë hapësirën e vendit", theksoi ai. 

Sa i përket aspektit të sigurisë së komunikimeve elektronike, Akiku vërejti se ky problem më së shumti prek vendet më të zhvilluara dhe më së shumti në drejtimin komercial.

 

"Tek ne si vend janë shtuar sulmet kibernetike që kur jemi anëtarësuar në NATO, gjë që në vetvetë tregon se në realitet sulmet e tilla janë politike. Si vend i vogël jemi përballur shumë mirë me ato sulme, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, kishte paralajmërime për rritje të sulmeve të natyrës politike, siç edhe ka qenë në fakt, por situata është menaxhuar mjaft mirë", tha drejtori i AKE-së.

Rajoni i ndjek trendet në fushën e komunikimeve elektronike, realisht pak me vonë se standardet në Evropë, por siç theksuan ekspertët, është pasojë logjike e fillimit të mevonshëm në zhvillimin e sferës dhe rrethanave reale ekonomike. 

 

Në konferencën në Ohër përfaqësuesit e organeve rregullatore i prezantuan retrospektivat e tyre të situatave në vendet e tyre nga fushat e lartë përmendura, Shkëmbimi i përvojave, teknologjive dhe qasjeve për zgjidhjen e një sërë shërbimesh kritike për mbrojtjen e peisazhit digjital ishin temat mbi të cilat u zhvilluan diskutimet nga ekspertët e fushës së komunikimeve elektronike. ls/ 

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR