• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si-En-En: SHBA-ja beson se lufta në Ukrainë do të zgjasë deri në fund të vitit 2022

Si-En-En: SHBA-ja beson se lufta në Ukrainë do të zgjasë deri në fund të vitit 2022
Uashington, 15 prill 2022 (MIA)- Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken ka porositur aleatët evropian se sipas vlerësimeve të SHBA-së lufta ruse në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit, njofton Si-En-En. Sipas TV rrjetit amerikan, duke u thirrur në deklaratat e dy funksionarëve anonim evropian, Blinken ka thënë se me kolegët e tij ka biseduar për shqetësimin amerikan se lufta mund të zgjasë. “Por i gjithë angazhimi i tij ka të bëjë me atë që është më së miri që lufta të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka thënë një përfaqësues anonim i Departamentit të shtetit. Shumë persona zyrtar paraprakisht kanë thënë se është vështirë të parashikohet se sa mund të zgjasë lufta në Ukrainë, por disa prej tyre kanë thënë se asgjë nuk tregon në atë që presidenti rus Vlladimir Putin ka ndryshuar qëllimet e fundit rreth operacionit.

QËNDRONI TË LIDHUR