• e premte, 27 shtator 2024

Si-En-En: Netanjahu refuzon sugjerimet për armëpushim, por do të diskutojë një propozim të tillë

Si-En-En: Netanjahu refuzon sugjerimet për armëpushim, por do të diskutojë një propozim të tillë

Tel Aviv, 26 shtator 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu do të diskutojë për propozimin për armëpushim të përkohshëm në Liban dhe Gazë në takimet që do t'i mbajë në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, deklaroi sot një përfaqësues zyrtar izraelit për Si-En-En. 

Megjithëse Netanjahu i refuzoi sugjerimet se armëpushimi është i pashmangshëm dhe në vend të kësaj paralajmëroi se ushtria izraelite do të vazhdojë të luftojë me forcë të plotë, siç kumtoi kabineti i tij, burimi thotë se lideri izraelit nuk i mohoi raportet se SHBA-ja po kryen presion për një armëpushim tre-javor.

Plani i armëpushimit, i propozuar nga SHBA-ja dhe aleatët e saj, është një përpjekje për të parandaluar një luftë më të gjerë në rajon.

Detajet për planin nuk janë zbuluar, por dihet se SHBA-ja dhe aleatët kryejnë presion për armëpushim i cili do të mundësonte pauzë në luftimet për tre javë dhe hapësirë për diplomaci. 

Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se plani është mbështetur nga SHBA-ja, Australia, Kanada, BE-ja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR