• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Si Xhinping e përgatit armatën kineze për luftë

Si Xhinping e përgatit armatën kineze për luftë
Pekin, 8 nëntor 2022 (MIA) - Presidenti kinez Si Xhinping paralajmëroi se vendi i tij do të përqendrohet në përgatitjet për luftë, sepse siguria e vendit është gjithnjë më shumë jostabile dhe e pasigurt. "Pekini në përgjithësi do ta përforcojë trajnimin ushtarak dhe do ta përgatisë armatën për çfarëdo lloj lufte. Siguria kineze është gjithnjë e më shumë jostabile dhe e pasigurt", tha Si Xhinping, informon CCTV shtetërore. Partia Komuniste Kineze muajin e kaluar shtoi një nen në kushtetutën e saj për "kundërshtim dhe përgjigje vendimtare" për pavarësinë e Tajvanit dhe zbatim të vendosur të politikës "një vend, dy sisteme", formula me të cilën planifikohet të menaxhohet me ishullin në të ardhmen. Kina zbatoi edhe stërvitje të mëdha ushtarake para vizitës së para pak kohe të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nensi Pelosi në Tajvan. Ky udhëtim e zemëroi Pekinin, i cili e konsideroi si përpjekje të SHBA-së që të përzihet në punët e brendshme të Kinës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR