• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si mbeti Ohri pa një lagje elitare, hotel luksoz, fushë golfi....

Si mbeti Ohri pa një lagje elitare, hotel luksoz, fushë golfi....
Ohër, 29 nëntor 2020 (MIA) - Se për një projekt të suksesshëm nuk është  e mjaftueshme një ide e mirë, vendosmëri personale dhe sigurim të mjeteve tregon shembulli i Bozhin Trajkovskit nga Ohri, njeriu u cili nuk arriti në qëllimin të ndërtojë lagje elitare të  pastër dhe të qëndrueshëm ekologjikisht në rajonin e Ohrit. Trajkovski, i lindur në fshatin lakoçerej, i cili me vite ka jetuar në Australi, është kthyer në vendlindje, në qytetin e lindjes me mendimin në rreth 20 hektarë tokë në vendin Visho në veriperëndim të Ohrit të ndërtojë më shumë se 170 objekte, objekte banimi, objekte   shoqëruese infrastrukturore, qendër sportive-rekreative, por edhe shtëpi për pleq, madje edhe hotel me pesë yje me fushë moderne për golf. Katër vjet dhe shumë mjete shpenzoi që t'i blejë  të gjitha parcelat në atarin e vendlindjes së tij. Dymbëdhjetë vjet më vonë parcelat e tij ende janë tokë bujqësore, ndërsa atij personalisht i ka mbetur  një përvojë e hidhur se në vend mungon sensi për mbështetje të ideve të mira që do të kishte dobi i  gjithë komunitetit. Trajkovski më shumë se 25 vjet si pronar i kompanisë së ndërtimit ka marrë pjesë në ndërtimin e banesa të banimit, urave dhe rrugëve në Australi. Siç sqaron veti ai, pas pensionimit dhe pavarësisë së Maqedonisë, qëllimi  dhe dëshira e tij e vetme  kanë qenë të lërë gjurmë në vendin e lindjes. "Pas pothuajse një jetë të kaluar jashtë vendit, ndërsa vazhdimisht me mendimet në Maqedoni, kisha dëshirë diçka personalisht të kontribuoj për zhvillimin e vendlindjes. Me këtë qëllim edhe u ktheva këtu, të ndërtoj një lagje me të gjitha standardet botërore të jetës bashkëkohore. Tani, dhjetëra vite më vonë punët ende janë në pozicionin fillestar", deklaroi Trajkovski në bisedë për MIA-n. Problemet e tij fillojnë kur projekti i tij, plotësisht i financuar me mjete personale dhe i miratuar nga Komuna e Ohrit, siç thotë, ngec diku në institucionet shtetërore. Problemi është paraqitur kur ai si investues potencial  nuk arriti të shndërrojë tokën bujqësore në atë tokë ndërtimore. Vetë lokacioni në lagjen e planifikuar është larg rripit bregdetar të mbrojtur rreptësisht, disa kilometra nga rruga magjistrale Ohër-Kërçovë  mjaft anash nga turma e qytetit, ndërsa megjithatë atraktive dhe ideale për një qëllim të tillë. Që të ketë sukses ideja e tij, Trajkovski konsideron se nevojiten ndryshime në legjislacionin në vend, në pajtim me praktikat botërore, që do të mundësojë edhe shtetasve të huaj të blejnë objekte banesore dhe individuale, në mënyrë që ata të mund të vendosen në vend. Ideja e tij në mënyrë shtesë merr peshë kur interes për pjesëmarrje në të gjithë projektin paraqesin edhe projektues profesional të fushave për golf nga Anglia, të cilët e shohin vendndodhjen e volitshme të lagjes dhe afërsinë e aeroportit ndërkombëtar. Interes për blerje shtëpi në lagje që para ndërtimit kanë shfaqur njëzet mërgimtarë anë nga Australia, të cilët kanë qenë të gatshëm pas pensionimit të kthehen në atdhe, por, siç thotë Trajkovski, ata dinë çfarë duan për paratë e veta, të marrin vend të denjë për të jetuar sipas standardeve perëndimore. Të interesuar për projektin kanë edhe edhe investues nga Rusia, Ukraina, Spanja të cilët, siç thotë, lanë t'i përfundojë punët administrative që të i investojnë mjete. Pas diskrepancës kohore prej më shumë se një dekadë, projekti i Bozhin Trajkovskit ndodhet në vendin e njëjtë si edhe në vitin 2008 - në një copë letër dhe  një grusht i vullnetit të mirë. Aleksandar Baçiq

QËNDRONI TË LIDHUR