• e enjte, 26 dhjetor 2024

Si institucionet ashtu edhe biznesi janë dakord që për orën e verës dhe të dimrit të ndiqen direktivat e BE-së

Si institucionet ashtu edhe biznesi janë dakord që për orën e verës dhe të dimrit të ndiqen direktivat e BE-së

Shkup, 25 mars 2023 (MIA) - Ora verore fillon këtë fundjavë. Sonte në orën dy të mëngjesit akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, kështu që në vend të orës dy do të jetë ora tre.

Në Maqedoninë e Veriut zbatohet zona kohore e Evropës Qendrore. Për momentin, si institucionet ashtu edhe biznesi besojnë se për llogaritjen e kohës, si në verë ashtu edhe në dimër, vendi duhet të ndjekë direktivat evropiane.

“Duke pasur parasysh se jemi një ekonomi e varur nga importi, por pjesa më e madhe e eksporteve tona drejtohen drejt vendeve perëndimore, pra evropiane, mendojmë se duhet të ndjekim hapat e tyre në të gjitha aspektet. Këtu përfshihet edhe përllogartija e orës verore. Kjo vlen edhe më shumë kur shtohet fakti se ne si vend jemi të fokusuar në integrimin evropian dhe për këtë arsye duhet të harmonizojmë të gjitha aspektet e mundshme, gjeografikisht apo ekonomikisht, me vendet anëtare të BE-së”, thotë për MIA-n, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni.

Kurse kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), Trajan Angeloski, është deçiziv se vendi duhet të ndjekë vendimet e BE-së. Nëse llogaritja e kohës është ndryshe, mendon Angeloski, biznesi do të pësojë dëme të mëdha.

“Nëse duam të jemi pjesë e zonës ekonomike evropiane, atëherë absolutisht duhet ta ndjekim Evropën për sa i përket orëve, pra duke llogaritur kohën. Çdo ndërrim, qoftë edhe me një orë, do të shkaktonte dëme të mëdha. Nëse Evropa nuk ndryshon mënyrën se si e tregon kohën, as ne nuk duhet ta ndryshojmë. Ne nuk jemi as Stambolli, as Pekini, as Shangai. Përkundrazi, ne jemi një vend i vogël dhe nëse bëjmë ndonjë ndryshim në zonën kohore, do të ketë përçarje serioze. Në përgjithësi, nuk ka arsye të arsyeshme për dallimin kohor, për të ndjekur atë që po bën BE-ja sepse dëshirojmë të jemi pjesë e familjes evropiane”, thekson Angeloski për MIA-n.

null

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, vendi merr vendime për orën verore/dimërore sipas direktivave të BE-së.

Qeveria e ka marrë vendimin për përllogaritjen e kohës më 21 mars.

Ligji për matjen e kohës apo orës kërkon miratimin e Vendimit për vendosjen e orës verore. Ky vendim, siç theksohet nga Ministria e Ekonomisë, është në përputhje me nenin 5 të Direktivës 2000/84/EC OJ : JOL2001031R002101 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 19.01.2001 për marrëveshjet për planin e orës verore dhe Informacioni i Komisionit Evropian në përputhje me nenin 4 të Direktivës, botuar në Gazetën Zyrtare të BE-së me nr. C 61, 17.2.2016.

“Miratimi i këtij vendimi kontribuon në monitorimin e politikës afatgjatë ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut për asociim me BE-në, si dhe duke pasur parasysh funksionimin normal të disa sektorëve, jo vetëm për transport dhe lidhje, por edhe sektorëve të tjerë të industrisë që kërkojnë një planifikim të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Gjithashtu, kjo merr parasysh funksionimin pa probleme të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, lehtësimin e transportit dhe komunikimit dhe vendndodhjen gjeografike, uljen e ndikimeve ekonomike dhe joekonomike, veçanërisht në: përdorimin e energjisë

elektrike, shëndetin e njerëzve, aftësinë për punë, mënyrën e jetesës, bujqësisë, mbrojtjen e mjedisit, sigurisë në trafik, turizmit dhe industrisë“, citojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Германските фабрички нарачки се со пораст во јуни, покажуваат денешните официјални податоци, според кои најголемата економија во Европа е на пат за закрепнување од падот, предизвикан од затво

Vitin e kaluar, më 25 tetor, qeveria mori një vendim për kohën dimërore. Nga llogaritja e treguar e nxehtësisë së kërkuar dhe nga analiza e ndryshimeve të temperaturave të jashtme sipas ndryshimit të orëve, u vu re se mbajtja e orës verore do të shkaktojë rritje të konsumit të energjisë termike prej 1,5-3,5 për qind për sezonin e ngrohjes.

“Sipas analizave të bëra të lëvizjes së temperaturave në orët e mëngjesit dhe llogaritjeve për ngrohjen e nevojshme për ngrohje, u konstatua se me kthimin në kohën e dimrit do të kursehet konsumi i energjisë elektrike dhe ngrohjes”, u theksua në arsyetimi për vendimin e marrë në atë kohë.

Anëtarët e Parlamentit Evropian në mars të vitit 2019 arritën në përfundimin se ndryshimi i fundit i orës në orën verore duhet të bëhet në javën e fundit të marsit të vitit 2021 dhe shtetet anëtare që dëshirojnë të qëndrojnë në orën dimërore duhet të përshtaten në javën e fundit të tetorit të vitit 2021.

Ky propozim-vendim duhej të konfirmohej nga Këshilli i Ministrave të BE-së dhe parashikonte shfuqizimin e ndryshimeve sezonale të orës, por pandemia KOVID e ngadalësoi të gjithë procesin. Shtetet anëtare mund të zgjedhin nëse do të qëndrojnë në orën e verës (në të cilin rast ndryshimi i fundit i orës do të ishte java e fundit e marsit të vitit 2021) ose ora e dimrit (në të cilin rast ndryshimi i fundit i orës do të ishte java e fundit e tetorit të vitit 2021), thonë nga Ministria e Ekonomisë dhe shtojnë se për momentin nuk ka një vendim përfundimtar.

Ora verore fillon sonte në orën dy të mëngjesit. Akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, që do të thotë se do të jetë ora tre në vend të orës dy.

Од ноќеска во два часот по полноќ почнува летното сметање на времето. Стрелките на часовникот ќе се поместат за еден час напред што значи дека наместо два ќе биде три часот. 

Ora verore përfundon më 29 tetor në orën 03:00 duke i zhvendosur akrepat e orës një orë pas.

Mirjana Çakarova

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR