• e shtunë, 23 nëntor 2024

Siljanovska-Davkova: Nuk mendoj se kërcënimet e zotëri Micotakisit janë në frymën e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore

Siljanovska-Davkova: Nuk mendoj se kërcënimet e zotëri Micotakisit janë në frymën e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova refuzon t'i komentojë kërcënimet e përditshme nga kryeministri grek Kiriakos Micotakis për veto të mundshme për integrimet evropiane të vendit për shkak të, siç thotë ai, mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e saj.

"Unë nuk komentoj porosi të zotëri Micotakisit. Marrëveshja e Prespës ka mekanizma, duke filluar nga thëniet, e deri tek fjalimi drejtuar Sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara. Ekziston edhe mundësia për inicim të procedurës para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë, aktvendimin e së cilës Greqia fqinje nuk e respektoi", deklaroi Siljanovska Davkova në përgjigje të pyetjes së gazetarëve para fillimit të panel diskutimit "Bashkimi Evropian si sfidë dhe sfidat e Bashkimit Evropian: Evropa 74 vite pas Deklaratës së Shumanit" në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Lëvizjes evropiane.

Ai, siç tha, është mekanizëm që ekziston dhe që është i garantuar në procesin e vendim-marrjes të secilit vend anëtar të Bashkimit Evropian.

"Unë nuk mund ta parandaloj në atë. Marrëveshja e Prespës është pjesë e kornizës negociuese, por nuk mendoj se kjo është në frymën e zhvillimit të marrëdhënieve miqësore. mendoj se edhe në diplomacinë tradicionale ndoshta është mirë ta hedhim pikëpamjen ndaj diplomacisë kulturore ku problemet i zgjidhin në mënyrë tjetër. Konsideroj se edhe ne me fqinjët, në frymë miqësore do të mund të tentonim të sillemi në tjetër mënyrë dhe nga pak të jemi skandinavë", Siljanovska Davkova. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR