• e diel, 24 nëntor 2024

Shumica e deputetëve malazezë kanë arritur marrëveshje që Lekiq të jetë mandatar për qeverinë e re

Shumica e deputetëve malazezë kanë arritur marrëveshje që Lekiq të jetë mandatar për qeverinë e re
Podgoricë, 20 shtator 2022 (MIA) – Shumica e deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi e kanë njoftuar me shkrim kryetarin e shtetit Milo Gjukanoviq se është arritur marrëveshje politike që Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re, një ditë pas skadimit të afatit të caktuar. Bashkë me letrën drejtuar Gjukanoviqit janë dorëzuar edhe nënshkrimet e 41 prej 81 deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi. "Janë krijuar kushte, sipas Kushtetutës, që mandati për përbërjen e qeverisë së ardhshme t’i besohet z. Miodrag Lekiq”, thuhet në letrën e shumicës parlamentare drejtuar Gjukanoviqit. Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, nuk e ka pranuar propozimin që Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e qeverisë së re. Ai sot ka dorëzuar në Parlament propozimin për shkurtimin e mandatit të përbërjes aktuale parlamentare, që është një hap drejt mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Në shpjegimin e tij, Gjukanoviq ka sqaruar se atij nuk i janë dorëzuar të gjitha nënshkrimet e deputetëve, se disa prej tyre nuk kanë ardhur në konsultimet e planifikuara dhe se nuk ka krijuar përshtypjen se ka një shumicë të qartë që do të mund të formimi i një qeverie që do të ofronte zgjidhje për problemet aktuale në vend, në planin ekonomik, ligjor, institucional dhe politik. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR