• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shumë aktivitete dhe masa për rinovimin e autostradës Shkup - Tetovë

Shumë aktivitete dhe masa për rinovimin e autostradës Shkup - Tetovë

Tetovë, 15 gusht 2023 (MIA) - Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, nga fillimi i verës, filloi me shumë aktivitete për rehabilitim dhe aktivitete dhe masa të tjera ndërtimore në autostradën Shkup - Tetovë, të cilat do të realizohen edhe gjatë vitit të ardhshëm. 

Nga Ndërmarrja Publike informojnë se drejtori Ejup Rustemi sot ka kryer mbikëqyrje në realizimin e punimeve në rrugën shtetërore A2, në aksin rrugor Shkup - Tetovë. 

"Në këtë arterie të rëndësishme komunikacioni, po vijojnë disa aktivitete: rinovimi dhe rehabilitimi i autostradës, në gjatësi prej 13 kilometrave edhe atë në dy rrugë. Aktivitetet ndërtimore janë pjesë e Programit Vjetor të NPRRSH, për çka nga buxheti i ndërmarrjes janë ndarë 470 milionë denarë. Prerja e barit, shkurreve, krasitja e degëve dhe prerja e drurëve në brezin rrugor, pastrimi dhe grumbullimi i mbeturinave, si dhe vendosja e rrethojës mbrojtëse në autostradën Shkup - Tetovë, më saktë në vendbanimin Saraj", informojnë nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. 

Është paraparë që aktivitetet për rinovimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge të përfundojnë në gjysmën e parë të vitit 2024. fc/

Fotografia: NPRRSH

QËNDRONI TË LIDHUR